• |
ide | kryesore

Sonte nis shiu dhe dëbora, temperaturat ulen ndjeshëm

Lajme, Të fundit



Vranësirat të premten janë të përqëndruara në veri, por pasdite shtohen në jug dhe qendër të vendit, duke sjellë shira dhe dëborë fillimisht në Veri dhe pas mesnatës, reshjet prekin pjesën më të madhe të vendit.

Sipas meteorologëve, të shtunën temperaturat e ajrit do të rriten lehtë por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

Parashikimi i Meteoalb:

E PREMTE: Paraditja mbetet e kthjellët në Jug dhe Qendër por me vranësira në zonat Veriore. Pjesa e dyte e dites sjell shtim te vranësirave në gjithë vendin duke sjellë shira dhe dëborë fillimisht në Veri dhe pas mesnates, reshjet prekin pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në Veri por rritje të lehtë sjell mëngjesi dhe mesdita, në zonat Qendrore e Jugore.

E SHTUNE: Paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *