• |
ide | kryesore

Trafiku i drogës/ Porti i Durrësit ‘blindohet’ me agjentë civilë, ankohen drejtuesit e kamionëve 

Lajme, Të fundit



Porti i Durrësit po monitorohet rreptësisht nga një numër i lartë agjentësh anti-drogë. Ata janë instaluar në pikat kyçe dhe janë të veshur si civilë. Detyra e tyre është të monitorojnë të gjitha lëvizjet e kamionëve, autobusëve dhe pasagjerëve që presin të nisen me tragete drejt Italisë.

Burime të “Panoramës” bëjnë me dije se kontrollet e imtësishme kanë lënë të pakënaqur drejtuesit e kamionëve që futen ne skaner. Sipas drejtuesve të kamioneve me produkte ushqimore, ky është një veprim i papërgjegjshëm, pasi rrezet depërtojnë ushqimet që më pas konsumohen nga njerëzit. Ata ankohen se kalimi në skaner gjithashtu krijon vonesa.

Këto masa në portin më të madh të vendit janë marrë që pas ngjarjes së janarit, ku u kapën agjentë të policisë që trafikonin drogë nga ky port në Itali. U arrestuan 2.5 ton drogë dhe 12 persona u vunë në pranga si pjesë e këtij grupi kriminal që shfrytëzonte portin e Durrësit si urë transporti. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *