• |
ide | kryesore

VIDEO E RENDE/ Goditen studentët që protestuan kundër ministres Nikolla

Lajme, Të fundit



Një grup studentësh, pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” janë dhunuar mbrëmjen e së premtes në Sheshin “Nënë Tereza” në qendër të Tiranës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata shihen sesi kanë protestuar në një nga aktivitetet e organizuara nga Ministria e Arsimit me rastin e 8 dhjetorit. Disa prej këtyre të rinjve kanë hapur një banderolë ku shkruhej “Cirk pa bukë” që sipas tyre “demaskuar propagandën e ministrisë që prej vitesh ka vënë përfund ëndrrat e mijëra studentëve për arsim publik cilësor dhe në Ditën e Rinisë, rininë, të nëpërkëmbur brenda dhe jashtë universiteteve, orvaten ta gënjejnë edhe më keq se plebenjtë e Romës antike”.

Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes, me t’u hapur banderola, mbi aktivistët u lëshua një “luzmë fresshistësh që me thonj e me putra tentuan ta grisnin atë. Të prezantuar fillimisht si punonjës të Shërbimit Kombëtar të Rinisë, fill pas ndeshjes së parë, ata thirrën në ndihmë një grup edhe më të madh gangsterësh, të cilët iu lëshuan aktivistëve tanë duke i goditur ku të mundnin. Pas këmbimit të fjalëve me grushte e shkelma, janë lënduar veçanërisht aktivistët Bora Mema, Bislim Lakna dhe Klodi Leka” – thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Ata akuzojnë policinë se edhe pse kanë kërkuar ndihmën e saj u kanë dalë në krah FRESSH-ishtëve. Aktivistët e lënduar i janë drejtuar komisariatit të policisë nr. 1 për të bërë kallëzim penal për ushtruesit e dhunës.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. Na plasi rika. Le te hane kokat me njeri tjetrin fresshistat me ish-fressistat. Nuk jane gje tjeter vecse reflektim i luftes se brendshme Tahiri-Veliaj. Keta tahirsat e OP-se tani do hane pak dru, se i ka lene shefi.

  2. Ste pelqen protesta, lajmero policine ti largojne. Fresshistat, diten e rinise godasin bashkemoshataret e tyre, rini leshi. Rrine ne parti politike tu tredhin ata qe drejtojne per nje vend pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *