• |
ide | kryesore

VIDEO/ Teatri i Ramës në takimin me të rinjtë, gjoja nuk njeh studenten që punon në zyrën e tij

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me studentë të ekselencës në qytetin e Shkodrës, aty ku ai ka zhvendosur këtë fundjavë mbledhjen e kabinetit qeveritar. Takimi përfundoi me një moment që duket më shumë i stisur nga ‘spin doctorat’ në zyrën e propagandës së Ramës, sesa një rastësi. Po çfarë ndodhi konkretisht? Një studente pjesë e rrjetit të ekselencës zbulon befas se kishte filluar punë në kabinentin e kryeministrit Rama, madje ky i fundit nuk dinte asgjë. Këtë u kujdes ta theksonte vetë studentja, si dhe Kryeministri i cili u shpreh i befasuar që nuk e njihte nëpunësen e re të zyrës së tij.

I vetëdijshëm se ky moment nuk do të ngelej jashtë vëmendjes së medias, Rama i parapriu duke thënë se tani është e sigurt që kazani do të merret me këtë çështje. Dhe ne të Lapsi.al duam ta raportojmë sepse në fakt s’i besojmë dot propagandës së Kryeministrit. Ky moment në takimin e Ramës për Ditën e Rinisë, më shumë ngjan të jetë i inskenuar për të treguar se këtu ka edhe punë edhe meritokraci, sesa thjesht një rastësi. Zor të besohet se Rama nuk i njeh njerëzit e kabinetit të tij, sikundër është vështirë të pranohet se këtu punësimet në shtet bëhen me konkurse apo meritokraci.

Shihni çfarë po ndodh me gjoja konkurset për drejtorët e hipotekave, spitaleve apo institucioneve të tjera. Në të gjitha rastet dalin fitues vetëm socialistët apo njerëzit që kanë lidhje të afërta me njerëz të pushtetit. Sidoqoftë mbase nuk mund të jetë ky rasti tipik edhe për studenten e punësuar së fundi në zyrën e Ramës, por ajo çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me administratën publike në vend, s’të le shteg të mendosh ndryshe. ©LAPSI.al 



11 Comments

  1. Sa per rastin ne fjale, zonja qe foli eshte pjese e programit ‘Lead Albania’ dhe po punon ne kabinet per rreth 1 muaj, jo te gjithe komunikojne direkt me KM ne kabinet. Programi Lead ben nje perzgjedhje qe zgjat, dhe me kritete te forta dhe fitojne me te miret. Urime per vazhdimin e mbajtjes se titullit ‘kazan’

  2. Qe te jete e vertete se kjo zocka punon ne kryeministri dhe ai i gjati nuk di gje duhet te besojme qe Rama eshte vertete kryeministri me bredharak neper bote saqe nuk njeh stafin e tij, e praktikisht kjo ekselentja ka vetem nje mundesi ne keto kushte “te jete pastruese ne kryeministri”. Ndersa me shume ka mundesi te jete e inskenuar pasi zocka per inskenim ka kudo neper shqiperi, qe praktikisht per nje buzekuq jane gati te hane m..in me garuzhde….

  3. Tani si perfundim ishte apo nuk ishte teater? Se ne titull ju e paskeni shkoqitur mire kete pune, por ne mbyllje te artikullit se c’ju paska ardhur nje shkulm ndergjegje gazetareske dhe e paskeni vene veten ne dyshim. Historia e vajzes ne fjale eshte pike e presje sic u tha. Keni mbi supe barre te rende, te besh gazetari te mire nuk eshte e lehte aspak. Po nja 2 verifikime te vockla mire do ishte t’i kishit bere perpara se perpallni nje te vertete kaq te madhe si kjo qe keni shkruar ne titull.

  4. Eshte ne seriozitetin tuaj qe perpara se te nxirrni keto lajme, te verifikoni figuren per te cilen po flisni. Studentja eshte pjese e rrjetit te ekselences dhe pjese e nje programi mjaft ambicioz si “Lead Albania” I cili ska te beje fare me punesimet e administrates. ne ditet e sotme mjafton te kerkoni pak me shume ne internet, perpara se te shkruani.

  5. Sulmojeni kryeministrin me 100 te keqijat e tjera qe ka por merrni neper goje njerezit kot. Vajza qe ka marre fjalen vertet punon prane kryeministrise dhe vertet as nuk eshte rekrutuar nga ai dhe as nuk e ka takuar ndonjeher.
    Media para se te publikoje nje lajm, duhet te sigurohet qe eshte i sakte, jo te shkruaj tituj bombastik e te rreme thjesht sa per te marre disa click me shume. Duke bere te tille artikuj u lini mundesi tju ironizojme me emrin kazan.

  6. leter higjenike e ka rama si mimin,felaj,spiropelen etj.si i droguar qe esht ai nuk njef dhe nenen e zahon e ta njof ket leter higjenike.

  7. E kam thene une qe ky komentuesi ‘i paemer’ eshte Endri Fuga. Sot kuptohet qarte nga komentet. Sa per vartesit e varteset, edhe mund te mos i njohesh kur i sheh nga lart poshte, kur duken vetem floket…

  8. Per te gjithe ju qe shkruani kjo vajzq nuk kishte pse te ishte ne Ate takim. Behet fjale per studente dhe jo te rinj te punesuar. Ajo vajza ka nje kontrate 1 vjecare dhe largohet. Programi ka 8 vjet dhe te gjithe pasi e kane perfunduar largohen dhe vazhdojne karrieren e tyre. Ne listen 3 fituesve ka dhe 40 vjecar

  9. Konkurset per punesimet ne administraten shteterore behen me te VERTETE, si provimet e dikurshme per universitet ku ndodhte qe edhe shitej testi para provimit. Eshte e pamundur te materializohet shoqeria utopike, nuk mund te kete njerez te persosur, sepse e mira dhe e keqja jane brenda secilit prej nesh. Vetem mund te kete permiresim te shoqerise, dhe permiresimi me i madh eshte tek mekanizimi i feedback, shkurt ROJTARET e LIGJIT, Gjykates dhe Prokurore me paga si ne BE dhe SHBA, qe kane pushtet per te zbatuar LIGJIN edhe duke konfiskuar pasurine e atyre qe bejne krime dhe korrupsion dhe ja kalojne kete pasuri shtetit dhe shoqerise.

  10. Per t’u bindur ne se kjo gazete eshte apo jo kazan hidhini nje sy here pas here ndjekesve te saj duke filluar nga komentuesi ari deri tek…………… Nallymi Muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *