• |
ide | kryesore

8 të shoqëruar për vrasjen e vëllait të ish deputetit, policia jep detaje mbi hetimet

Lajme, Të fundit



8 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatin e Lezhës lidhur me vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish deputetit socialist, Arben Ndoka. Lajmin e konfirmon policia përmes një njoftimi për mediat, teksa sqaron edhe vijimin e hetimeve. Në reagimin e policisë disa orë pas ngjarjes, nuk jepet një pistë apo motiv se përse është ekzekutuar vëllai i ish deputetit. Më poshtë pjesë nga njoftimi i policisë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Policia e Lezhës, me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj. Një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit është duke punuar për këtë qëllim.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private. Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambjente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore. Në vijim të veprimeve për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve, deri tani janë shoqëruar 8 shtetas në D.V.P.Lezhë.



1 Comment

  1. PARAMENDO PR NJI QELBESIR TE RAMES ARRESTOHEN TET VET TE PA FAJSHEM ;KURSE VRASESI I VERTET RAMA APO TAHIRI LIHEN TE LIR;NUK JU KUJTOHET KUR U ARRESTUAN PER TRITOLIN QE SAJMIR MUT TAHIRI I VURI VET SHTEPIS SE VET.u arrestuan 50 vet te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *