• |
ide | kryesore

Atentati ndaj vëllait të ish deputetit, forcat speciale zbarkojnë në Lezhë

Lajme, Të fundit



Vrasja e vëllait të ish deputetit Arben Ndoka, ka nisur drejt Lezhës forcat speciale. Në pikat hyrëse dhe dalëse të këtij qyteti janë ngritur postblloqe të shumta policore, ku po kryhen kontrolle. Gjithashtu po kryhen kontrolle në zonën përreth vendit ku ndodhi vrasja. 48-vjeçari Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë në makinë pranë shtëpisë së tij në lagjen ‘Nënë Tereza’. Ai është babai i katër fëmijëve.

Prej vitit 2013 ka punuar te zyra vendore e Hipotekës në Lezhë, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale mori mandatin e këshilltarit në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti. Në dallim nga vëllai i tij, Arben Ndoka, i cili kishte të shkuar kriminale, për shkak të së cilës la mandatin e deputetit, Aleksandri nuk figoron me precedentë penalë të mëparshëm. Kjo e vështirëson punën e grupit hetimor.

Mënyra e ekzekutimit të tij lë të kuptohet se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. Djali i Aleksandër Ndokës, Samuel Ndoka, u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës. Nuk dihet ende nëse vrasja e sotme ka lidhje ndoshta me këtë ngjarje apo është diçka tjetër.

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *