• |
ide | kryesore

Del dokumenti i senatit italian: “Cosa Nostra” shtrihet edhe në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm italian Marco Minitti ka informuar parlamentin dhe senatin italian në 11 korrik të këtij viti se organizata mafioze “Cosa Nostra” po zhvillon aktivitet dhe në Shqipëri. Informacioni i dërguar në Parlament nga Ministri i Brendshëm Minitti është brenda Raportit 6 mujor të Hetimeve Anti-mafia.

Në faqen numër 65 të raportit të publikuar nga faktor.al, në paragrafin për Shqipërinë përmendet: “Ende trafiku i drogës është sektori që ka lejuar, në këtë semestër, të kuptojë sinjalet e aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri”.

Ky informacion ka ardhur pas operacionit “Rubens” ku u kap një njeriu i klanit Carofiglio të Palermos. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të kokainës, me qark të mbyllur, pra nga vendi origjinës në Amerikën Latine në Itali.

Ministri Minitti referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefona të papërgjueshëm. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe heroinë. Shqipëria është Rruga Ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane që tashmë janë infiltruar nga shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve.

Në faqen numër 207 të raportit mbi Hetimet Antimafia, ministri Minitti vë në dukje, se kanabisi prodhohet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe transportohet në Itali me gomone dhe avionë, por janë parë edhe anije që në afërsi të brigjeve italiane shkëmbejnë drogë me motorë me ujë. Përvoja e grupeve shqiptare në trafikimin e lëndëve narkotike ka bërë që të kalojë në Italia, jo vetëm kanabis, por edhe kokaina e heroina, armët dhe njerëzit.



1 Comment

  1. qe i bie ter qenefi i negjmijes ku ka dhjer stalini pra ruqi,xhafa,rama,gjelil e ilir hkoni,i biri i sulo bushatir ditmuti,etj krymba qenefi si olsi,saje qorri,erionka velina,gjiknuri,ahmetaj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *