• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Misteri i telefonatës që nxori nga shtëpia vëllain e Ndokës

Lajme, Të fundit

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja mbi atentatin ndaj 48-vjeçarit Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Në reagimin zyrtar thuhet se policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat e gjetura në vendin e ngjarjes nëpërmjet laboratorit shkencor. Janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë. Në komisariatin e Lezhës janë shoqëruar 8 persona të cilëve u është marrë dëshmia.


Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja kallashnikovi, por mjekët thanë se në trupin e viktimës u gjetën 9 plumba të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burime të lapsi.al thanë se një ekspertizë e shpejtë po u bëhet 2 telefonave të tij celularë. Janë duke u parë me kujdes të gjitha thirrjet dhe mesazhet e fundit.


Dyshohet se një telefonatë e ka nxjerrë Ndokën mbrëmjen e së premtes nga shtëpia mbi të cilën ka pak detaje. Ai u kthye me makinën tip Mitsubish rreth orës 22.00. Atentatorët të cilët dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë i kanë zënë pritë në prag të derës dhe e kanë qëlluar me breshëri. Familjarët kanë kujtuar se bëhet fjalë për fishekzjarrë dhe nuk u kanë kushtuar rëndësi të shtënave. Rreth orës 04.20 ata kanë dalë në oborr kur kanë parë 48-vjeçarin e pajetë në makinë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu