• |
ide | kryesore

Dua Lipa më e kërkuara në Britani, lë pas Rihannën dhe Beyonce

Paparazzi, Slider



Edhe pse pa u ndjerë, këngët e Dua Lipës kanë korrur suksese të paimagjinueshme. Përpos hiteve të mëparshme, “New Rules” ishte ajo çka vulosi përfundimisht famën e emrin e Duas. Këtë herë, Lipa duket se nuk ka të ndalur. Rreth dy ditë më parë, këngëtarja u shpall artisja më e kërkuar në Britani, duke lënë pas emra si Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce. Pas falenderimit publik në Instagram, ishte Katy Perry ajo që komentoi: “Kështu po, Mbretëreshë!”. Ndërsa sot, Lipa ka sjellë një tjetër lajm të gëzueshëm. Albumi që mban dhe vetë emrin e saj ka shitur rreth 4 milion kopje vetëm në Britani. Me pllakën ngjyrë ari në duar, Dua shkruan: “Nuk po çmendem unë, ju jeni çmendur! Falemnderit dhe ju dua shumë!” E si mund të mbyllej më bukur ky vit se sa me suksese të njëpasnjëshme?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *