• |
ide | kryesore

‘Qeveri e drogës dhe krimit’, Rama pritet me protesta sot në Shkodër (Video)

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër sot ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit. Nga ana tjetër të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër janë ngritur në protestë kundër qeverisë.

Me pankarta në duar “Qeveria e krimit”; “Qeveria e drogës”; “Qeveria e plehrave” të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit para kinemasë ku mbahet edhe takimi i KKT-së para mbërritjes së kryeministrit. Përveç thirrjeve protesta ka qenë paqësore, ndërsa kishte të pranishëm edhe forca të shumta policie.



1 Comment

  1. O trapa gazetare, po flit nje here per punen e detyrat qe do realizoje qeveria , se protesta ka gjithandej kur ka mendime te ndryeshme apo ju intereson vetem ky kend veshtrimi i problemit, kendi Sali Trapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *