• |
ide | kryesore

Vuçiç paralajmëron blerjen e armëve tjera nga Rusia dhe e thotë troç: Nuk na intereson të jemi në NATO

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ritheksuar për të satën herë se Serbia e dëshiron rrugën evropiane, por nuk e ka ndërmend të bashkohet me NATO-n.

Ai në një intervistë për Tas, ka thënë se Serbia e ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë ushtarak rusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi mes të Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak, dhe unë këtë u kam thënë kohën e fundit liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Ne nuk e fshehin këtë”, ka thënë Vuçiqi.

Ai theksoi se Serbia është shtet i pavarur dhe ushtarakisht do të mbetet neutral, por i fortë ushtarakisht që të jetë në gjendje ta mbrojë vetën.

“Shpresoj që do të flas edhe për këtë dhe shumë tema të tjera me Vladimir Putin”, përfundoi Vuçiq.

Presidenti serb do të vizitojë Moskën në 18-20 dhjetor dhe do të takohet me presidentin rus Putin.

Agjencia tha se pritet që dy liderë të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe ndërkombëtare./lajmi.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *