• |
ide | kryesore

Çiljeta përjashtohet nga nata finale “Këngë magjike”, e kalon në heshtje

Paparazzi, Slider



Në festivalin “Kënga Magjike” dikush është kualifikuar e dikush tjetër jo, ama moskualifikimi i disa emrave na ka habitur të gjithëve.Fillimisht, ishte Evi Reçi ajo që mbrëmjen e kaluar lajmëroi se nuk ishte pjesë e finales, ndërsa sot kemi mësuar se as Çiljeta nuk është pjesë e listës së finalistëve.“Hajmalia” e Çilit nuk ka arritur të mbledhë votat e duhura për t’u ngjitur edhe njëherë në skenë mbrëmjen e sotme.Kjo është hera e parë që Çiljeta nuk kualifikohet në finale, pas dy performancave të kaluara që kanë arritur të marrin çmime të rëndësishme si “Best Ballad” dhe “Çmimi i Internetit” me “Të dy qajmë të ndarë” dhe “Nuk e di pse më do”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *