• |
ide | kryesore

Hetimet/ Lëvizjet e fundit të Aleksandër Ndokës para atentatit

Lajme, Të fundit

Grupi i hetimit ka zbardhur itinerarin e Aleksandër Ndokës, përpara se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri në qytetin e Lezhës, ku edhe jetonte me familjen. I ndjeri, sipas prokurorëve, ka qëndruar në lokalin e tij derisa është mbyllur rreth orës 10:30. Siç kanë dëshmuar punonjësit e lokalit, të pyetur në polici, në mbyllje të aktivitetit ditor në lokal ai i ka përshëndetur dhe është larguar me makinën e tij, tip “Mitsubishi”.


TCH shkruan se distanca nga lokali në shtëpi është një distancë fare pak minutëshe dhe siç tregon skena e krimit, autorët kanë qenë duke e pritur, kur viktima t’i afrohej banesës. Pavarësisht dyshimeve jo të pakta dhe pistave të shumta, grupi i hetimit nuk ka ende një pistë konkrete, pasi ka dyshime që krimi është kryer sipas një plani të menduar mirë. Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja automatiku, askush nga hetuesit nuk preferon të flasë për pistat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu