• |
ide | kryesore

Kandidati fitues te Fakulteti i Historisë tregon me detaje si po deformohen zgjedhjet

Lajme, Të fundit



Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, i cili u shpall fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga Komisioni i Zgjedhjeve në FHF, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla me një letër ku thuhet se duhet të vihen në dijeni për tentativat e panumërta për të deformuar votimin dhe numërimin e votave.

Sipas Laçit, KZF dhe KIZ (Komisioni Institucional Zgjedhor) u përfshinë në këtë tentavivë. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Laçi shton se gjatë zgjedhjeve, përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme.

Sipas Lacit, i njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin e tij, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akadamike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrotje të votës së kolegëve dhe studentëve.

Profesori shprehet se pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Sabri Laçi shton se KIZ dhe KZF po kërkojnë të vendosin në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.

Sabri Laçi e mbyll letrën e tij duke i kërkuar Ministres Nikolla që të ndërhyjë për të ndaluar përhapjen e dukurisë së shkatërrimit të zgjedhjeve në universitete.

©LAPSI.AL 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *