• |
ide | kryesore

Rama, një tjetër telash me vëllain Taip

Kryesore, Lajme

Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes ShBA-së dhe Turqisë. këtë të dielë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka folur me nota të ashpra për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump duke theksuar se do të luftojë me “të gjitha mjetet kundër njohjes së tij nga Shtetet e Bashkuara”, njofton agjensia franceze e lajmeve AFP. Erdogan shkoi edhe më tej duke e etiketuar shtetin hebre si terrorrist dhe “vrasës fëmijësh të pafajshëm”.

“Palestina është një viktimë e pafajshme (…) Ndërsa përsa i përket Izraelit është një shtet terrorrist, po, po terrorrist ka deklaruar Erdogan nga Sivas një qytet në qëndër të Turqisë.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është shprehja e Rexhep Taip Erdoganit se “Në do të luftojmë deri në fund dhe me të gjitha mjetet” kundër këtij vendimi që do të diskutohet që në samitin e Organizatës së bashkëpunimit Islamik që do të mbahet të mërkurën në Stamboll.

Dhe këtu kjo thirrje e re e Erdoganit nuk është çudi të implikojë edhe diplomacinë shqiptare. Duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet ai mund t’i kërkojë edhe vëllait të tij Edi Rama, që e shpalli Turqinë porsa erdhi në pushtet partner strategjik të Shqipërisë, të bëhet aktiv në këtë pikë.

Të njëjtën gjë kishte kërkuar Edrogani edhe nga ish miku i tij i shndërruar më pas në armik, ish kryeministri Berisha. Ai i kërkoi votën pro palestinës në OKB dhe kur nuk e arriti atë, u prish përfundimish me kryeministrin shqiptar.

Si pasojë e kësaj prishjeje, Erdogan e ndihmoi Ramën që gjatë fushatës së vitit 2013 duke e pritur atë personalisht megjithëse qe ende vetëm një lider opozite. Erdogan e përsëriti mbështetjen elektorale për “vëlla Edin” edhe katër vite më vonë kur ai dha para zgjedhjeve një intervistë ekskluzive në “Top Story”.

Reezultat i kësaj lidhjeje të fortë që e bëri Ramën të udhëtojë si pasagjer i veturës së drejtuar nga erdogan me rastin e hapjes së urës së tretë të Bosforit, është edhe premtimi i Turqisë për të mbështetur hapjen e linjës kombëtare ajrore shqiptare.

Nga ana tjetër, Rama po i kthen reston duke shkulur nga vendi rrejtin arrsimor të Gylenit, jo me metodat brutale të Erdoganit, por duke vënë klientët e tij të blejnë shkollat e mesme dhe universitetet.

Por tani me deklaratën e fundit të presidentit islamo konservator turk, kundër njohjes së Jeruzalemit nga Trump dhe kërkesës së tij për përdorimin e të gjitha mjeteve, kryeministri shqiptar mund të vihet sërish në vështirësi.

Nuk është çudi që “vëllai i madh” të ushtrojë trysni që Rama ta dënojë vendimin me Trump, me të cilin kryeministri shqiptar ka rekorde të këqia që prej fushatës zgjedhore në Shba. Deri më tani Shqipëria nuk ka ende një qëndrim të qartë për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Shba, por gjeja që mund ta lehtësojë më shumë Tiranën është fakti se përpos unisonit të vendeve arabe edhe të gjitha vendet e BE e kanë dënuar njëzëri aktin unilateral të presidentit amerikan. 

 

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Politika Erdoganit eshte e gabueshme dhe e denueshme. Nuk ka te perbashket me politiken e jashtme shqiptare . Jerusalemi eshte kryeqender mijevjecare e kultures hebraike dhe besoj shume Z Rama do ta perkrahe Presidentin amerikan Trump.Zgjedhje tjetee s’ ka! Cdo rruge tjeter eshte e gabueshme.

    2. Erdogani ka mundesi te ndertone pallate e pallate apo te prishet me Putinin dhe rregullloi raportet me SHBA apo me cilin shtet tjeter.Ne jo shtet i vogel mundesi te vogela. Mirepo edhe Erdogani ehte i varur nga shqiptaret bisnismen qe emigruen nga dhuna serbe . Shqiptaret deomos ne kete rast te perkrahin SHBA te sepse vetem politika amerikane beri qe shqiptaret te ndihen Zot ne trojet e veta. Te perkujtojme pak lobin hebre i cili loboi qe NATO te shkatrroi maqineri ne serbe gjate luftes ne Kosove. Jerusalemi ky Kryeqytet hebre ka tradite kulture te lashte hebreje qe nga pushtimi nga romaket.

  1. skeni faj ju kan faj ata qe duan te bejne zorret e shqiptarve lidhse kepucesh thotë:

    ha mut ha se ajo te ka ngelur ty bashk me shokt e tu jeni si ato kurvat qe skeni cbeni po hidhni shurren perpjet kopila dobicer qe su dihet ke keni babe e ke keni nene tja hash trapin erdoganit ti bashke me gjith trapin ne usa dhe ketij trapit qe kemi ne ktu ptuuuuuu fare e keqe MUT MUTRASH JENI JU
    ju lehni se karvani atij i ka arritur ne destinacion ju villni dhe hajeni prap OK RROTA K………

    1. un si besimtare musliman ,dhe komentues ,me plot bindje ,them qe nuk jam as kunder popullit hebre ,qe perfeshine problemi palesinez ,as kunder popullit serb apo rus apo kushdoqofte me i miri apo me i keqi njeri mbi siperfaqen e tokes ,baza e kesaje shprehje eshte urtesia ne shpalljen e zotit kurane dhe synet,,,ku zoti i don robet e tije sepse ai i ka krijuar bile e ka cilesuar per meshiren qe ja kalon urrejtjes per robet e tije ,por nuk deshiron veset e tije te keqia ,kur ai qe na krijoj permes shpalljes tije qartesoj qellimin e krijimit ullzimin e tije diturin e arsyes dhe zgjilljeve ,po un kush jam qe mbeshtetem tek vetja ,pa te analizoj kush jam un ,kur linda tjeret ndihmuan te vija ne kete bote sepse skisha fuqi te dilja prej ku isha po ashtu dhe kur te vdes nga dobesia do iku nga kjo bote ,as nuk kisha fuqi te ndaloja lindjen time ,po te analizoj pak ne njejes dhe shumes nese un mbeshtetem tek vetja un jam i dobet por me ego un epsh te mall ,por i paditur ,por duke vlersuar vetveten ,cfar sjelli ne fakt dobesin ralitetin e dobesise injorances antivleres gabimit fajit ,po si un jan te gjith po sikur te mbeshtetemi te gjith ,cfar sjellim apo raliteti cfar tregon posqyren e njohurive te veprimit ton nje ralitet teresisht trishtues ,po zoti cfar na meson te verteten drejten meshiren me te malle se urrejtjen ndaj nesh na la me shum mundesi zgjillje permes te vertetes vlerat drejtesine hakun ku permes tyre e kan rrugen e hapur te gjith me dinjitet dhe vlera ,e beri njeriun as te pagabueshem dhe as te paqortueshem as te pademeneshem dhe as te padobishem,,porderi sa zoti la dyert hapur per meshire ndreqe dobi ne perse ti mbyllim vall me shum se zoti duhet ti duam njerzit ,kur ai si don apo ti urrejme kur ai i don ,zoti don ti shpetojne te gjith urdheron meshiren faljen bindjen mirkuptimin tolerancen dhe ne e urrejme nje ben gabim nga natyraliteti njerzore mbeshtetet ne ego ku synon te zoteroje token me gjith pasurit e saje krijon grupe mbeshtetese dhe vall gjith duhet ta mbeshtesim ne humbje shkatrrim padrejtesi ,vall perse ta mbeshtesim se e duam apo pse duhet nese duhet shpetimi ndaj tije qe te ndalet nga shkatrrimi vetes se tije se kushdo qe ben keq ne rralle te pare ja ben vetes drejtperdrejt por se kupton ,kjo nuk eshte dashuri mbeshtetja ne padrejtesi ,dashuri dhe ndihmes e sinqerte eshte ta largosh nga padrejtesia dhe fusesh ne shpetim ,kete deshiron dhe zoti per sejcilin prej nesh nese izraeli dhe amerika ndihmuan ,por kosoven per te na shpetuar nga zhdukja kjo eshte per te falnderuar zotin qe ndihmoj dhe zoti ua shperblefte ,ishte e drejte edhe ne ti shpetojme ato me ndihmes urtesie bindje vlersimi dhe pranimi ,qe rruga qe kerkojne tani nuk eshte shpetim por humbje shkatrrim ,sepse padrejtesia eshte negativitet nuk eshte pozitivitet ,kjo eshte dashuria e vertete qe mikut shokut me te vyeshem shtrejte ,ti parashtrosh me te miren per te dhe nje dite kur ta kuptojne miqesia rdhe rrespekti rritet me shume sepse e vlerson ne vleren e vet e ne rastin ,e mos thenise ne kohe te dobise respektit dhe sinqeritetit vertete kur tjetri e kuptone me siguri do te na urrejne dhe luftojne se do na thojne ju i patet mundesit e shpetimit tone por ju paskeni dashur shkatrrimin tone me heshtjen dhe pranimin qorrazi te egos dhe paditurise sone ne interesa ,kjo eshte e verteta qe trajtohet pastert nuk fshihet por thuhet se me te verteten perfitojme te gjith miq dhe armiq ne te verteten lind organizimi shpetimit zgjilljeve dhe dobive duke pare karakterin njerzore me arsye dhe logjike permes te vertetes shoh mirkuptim

  2. Prandaj vende si Turqia quhen diktatoriale, pasi nuk njohin normat dhe bazat e diplomacise, qe raportet midis shteteve nuk funksionojne si ato te njerezve.

  3. Normal qe do edvini do degjoje ameriken se perndryshe eshte fundi i karrieres se tij ne rastin me te mire ose ne burg per trafik droge rasti me i keq.erdogani eshte thjesht nje pordhac qe nuk ka asnje fuqi reale por vellezerit tane islamike ne shqiperi e shohin sikur eshte vete perendia.

  4. te gjith vihen ne sprove por te gjith sprova nuk eshte e patejkalueshme,,si per trump si per netanjahun si per erdoganin si per ramen ,duke ju vene perpara emrit te sejcilit i nderuari,nese e shpjegojme ne tersi jemi njerez te gjith ,per ta trajtuar ne besim te gjith percohemi nga e njejta shpallje ,prej nje zoti krijuesi qe shpallja permblell drejtesine e zotit urdherat dhe ndalesat shkall shkall deri tek permblellja shpalljeve kuran dhe synet,nese e pavarsishte se jeta si proces zhvillimi dhe interesi njerzit ishperndau ne pikpamje te ndrysheme,nje musliman nje te krishtere nje ortodokes budist dhe me rralle dhe tani jane shtuar dhe bere miliarda,musliman do thot bindeje [ligjeve te zotit dhe islam paqe]por kedo po te pyesesh a i bindesh zotit ,ka gjetur nje forme dhe paqen e duan te gjuth dhe padrejtesine e urrejne te gjithe, gjinia njerzore vec e vec po tu behet,kuranin nuk na sollen turqit as arabet ishte shpallje prej zotit per te gjith,un jam musliman por nuk jam turk as arab jam njeri krijes e zotit si gjith njerzit pa dallim perpara zotit ,ta themi ne gjuhen e perkthimit,jam bindur zotit ne menyren permblellesve te shpalljes se tije kurane dhe synet,por te bindur si un ne mbar boten ka mbi nje miliard e gjysem banore ne mbare globin,por te bindur zotit ne mbare boten dhe qe duan paqen jane padiskutim gjith banoret e tokes,,ku eshte dallimi ketu eshte tek njohurit dhe praktikimi i mendimeve fjaleve dhe veprave te mira qe urdherohemi prej zotit qe dobit te ndjehen kudo,porsa i perket padrejtesive ,dhe ceshtjeve te drejtave njerzore,respektimin e tyre te gjith e kemi pranuar nderkombetarisht te drejtat dhe lirit njerzore respektimin e tyre ,kur shkelen te drejtat padrejtesin nuk e pranon askush ti behet,kjo eshte e drejt qe mbrohet,ne procesin e zhvillimeve si fjala si vepra kan kohen e trajtimit te vet ne gjitha detajet dhe kur gjerave ju kalon rralla problemet behen kosto qe i paguajn te gjith ne tani te gjith po paguaj moszbatimin e drejtise hap pas hapi ne jeten e zhvillimit shoqerore ,eshte zhvilluar padrejtesia aq shum saqe quhet interes ku interesi nje pale per dicka kthehet ne padrejtesi per palet tjera dhe keshtu linden grupe shetesh tani jan ndare ne blloqe dhe tani gjith kunder njeri tjetrit baza interesi,[padrejtesia]tani qe shohin gjith fundin hillen gjith perpjete ne akuza ndaj njeri tjetrit ,jo kjo nuk eshte zgjillja ,po te marrim turqine ne turqi kemi disa milion shqiptare ,dhe kjo eshte miqesi eshte mundesi zhvillimi ,shqiptareve , ju intereson mardhenie me cdo shtet ,sepse brezave nuk u duhet mbyllur rruget e shvillimit ,me izolim u ngopem ,por ne padrejtesi nuk duhet te zhytemi as ti sherbejme qe te marrim mallkime masi asnje komb ne bote nuk ka vuajtur padrejtesine me shum se sa kombi shqiptare ajo qe na mbetet te japim mesazhe per mundesi dialog qe ceshtjet te zgjillen permes meshires tolerances ,faljes mirkuptimit per ti spostuar problemet drejt vlersimit ralitetit ndarjes problemit dhe pranimit zgjilljeve permes drejtesi hakut te vertetes per ti hapur rrugen ,qe gjeneratave te ardheshme tu hiqet kjo pjese e barres historike ,per ti lene te qete ne paqe harmoni ,detyra e ketyre gjeneratave qe jemi ,eshte balanca ,edhe pse te mbushur tejmase me padrejtesi,ngado qe te hellesh shikimin per rastin rama mund te shprehet edhe i pa aneshem neutral mbasi kemi paguar gjat jemi ne mes zjarreve ,te keqen nuk ja duam kujt por ajo na ka rrembyer ,ne jemi per te miren e te gjitheve per paqen drejtesin miresine ,per ate me cfar u krijuam e ndiejn dhe duan te gjithe,per vete por jo per tjeret le teangazhohemi tua shpjegojme dhe bindim dhe tjeret qe me te verteten drejten perfitojne te gjith,tani nuk suksesi gjindet tek njohja dhe urtesia ne te rruget e suksesit domosdoshmerit ,nuk pritet ndonje idealizem por te pakten afrim ne mirkuptim ,marrveshje ,,kryeministrin e kemi njeri te artit dhe njerezve te artit u pelqen vet arti ,keta qe po shkruaj me poshte rreth paras dhe dhojet e mbjelljeve e te korrjeve ,eshte arti i urtesise se te kuptuarit,,me para mund te blesh krevatin por jo gjumin,me para ,mund te bleshe libra por jo diturin ,me para mund te bleshe stoli por jo bukurin e vertete ,,me para mund te bleshe piktura por jo artin me para mund te blesh shtepi por jo familje ,me para mund te bleshe sende luksoze por jo kulturen me para mund te blesh shok por jo miq me para mund te bleshe rroba por jo personalitetin ,me para mund te blesh gjithcka por jo parajsen me para blen gjithcka por jo dinjitetin dhe respektin e te qenunit ne fakt cfar je,disa mbjellje dhe korrje ,nese mbjell ndershmeri do korresh besim ,nese mbjell miresi do korresh miq,nese mbjell perulje do te korresh malleshti ,nese mbjell kembengulje do te korresh fitore ,nese mbjell vlersim do te korresh harmoni nese mbjell shum pune do te korresh shum sukses nese mbjell falje do te korresh pajtim ,nese mbjell ciltersi do te korresh afri, nese mbjell durim do te korresh permirsim ,nese mbjell besim do te korresh mrekulli ,a nese mbjell pandershmeri do te korresh mosbesim nese mbjell egoizem dote korresh vetmi nese mbjell kryelartesi ,do te korreshshkatrrim nese do te mbjellesh zili do te korresh shqetsim nese mbjell pertatesi do te korresh amulli nese mbjell zemrim do te korresh izolim nese mbjell lakmi do te korresh humbje nese do mbjellesh thacetheme do te korresh armiq ,nese mbjell shqetesime do te korresh rrudha nese mbjell mekat do te korresh faj,faji ndeshkohet,celsi i diturise te te pyeturit mire dhe degjuarit me vemendje ,celesi i rriskut perkushtimi dhe kerkimi faljes celesi miresise sinqeriteti ,celesi i shpetimit perkushtimi ,celesi i ngallenjimit dhe fitimit durimi ,celesi i shtimit falnderimi ,celesi i pergjigjes nga zoti lutja,dicka mbi zilin zilia eshte semundje per te cilen nuk ka sherim ,zilia eshte nje ulletim rraskapites zilia eshte nje kurth i mall i djallit ,zilia eshte burim i poshterimeve ,fryti zilise eshte mjerim ne kete bote dhe boten tjeter zilia dobeson trupin ,,ziliqari nuk gjen qetesi nga zilia ,,ziliqari nuk e pranon fatin e vet ,ziliqari eshte shok i keq ,njerzit e duan ate qe mund zilin ,eshte e kote te presesh keshilla nga ziliqari ,mjafton qe eshte e sigurte qe ziliqari eshte i trishtuar kur ti je i lumtur ,ziliqari me i gateshem eshte te sulmoje se sa te tregohet dashamires ,ziliqari eshte i semure pavarsisht se ne pamje te pare duket si i shendeteshem ,zilia sjell vetem dem dhe zemrim ajo ta dobeson zemren dhe ta semure trupin ,allahu na sherofte nga zilia sepse eshte me te vertete armike e lige ,ajo e vret personin qe e pushton ,me respekt per te gjith ky eshte mendim i thjeshte permes mendimit te lire

  5. i ftoj bashkombasit e mije gazetare analiste politikane dhe gjitha shtresave per balle zhvillimeve qe kemi perpara te mos flasin pa dituri te thelle dhe pergjegjsi kur nuk dini pyesni ato qe dine eshte urdher i zotit dhe flisni mire ose heshteni eshte urdher i te derguarit te tije ,kjo eshte urtesi suksesi , doroni se durimi bashke me urtesine dhe konsultimet ju shpie ne unitet mendimi dhe veprimi qe jan tregues pjekurie fuqie suksesi ndihmoni njeritjetrin ne cdo forme qofte ekonomike qofte dhe me nje fjale te mire sepse zoti veprat e mira i shperblen pa mase behuni falnderues per cdo e mire qe zoti na lla,se ai mund te na i shtoje apo dhe pakesojne nje hadith profetik thot mos cytni ndaj njeri tjetrit mos nxitni kurthe ndaj njeri tjetrin dhe mos urreni njeritjetrin ,por behuni sherbetore ne rruge te zotit behuni vellezer

  6. ishte me qellim dobin por bukur e the te flasessh me vetveten ,un nuk prisja ndonje mrekulli nga ndokush por te pakten heshtjen dhe marrjen e dobis ,,por megjith ate, zoti ju ullzofte,, mua me mjafton zoti krijuesi im njekohesish dhe puna familja shoqeria ime ,me mjafton vetja te merrem me vetveten eshte kjo fjale qe paraqet kulmin e te [kuptuarit ]por jo ne mezin e tije me respekt i nderuar

      1. Lexoje dhe njehere komentin tim o Ali Baba, kesaj rradhe nga e majta ne te djathte, do ta kuptosh ndryshimin midis fjali-se dhe fjales.

  7. Shqiptarët detyrimisht duhet të jenë në ANËN e AMERIKËS. Çdo veprim në kundërshti me politikën Amerikane do të jetë humbje e fatale për popullin Shqiparë.

    1. padrejtesia ne gjeresine e zhvillimit dhe pasojave qe sjell eshte ,me cdo te keqe ,,pa asnje dobi ,imanjinoni te keni nje femi nje vella antare te familjes te padrejte mizor a pajtoheni me te me demin qe ju sjell,jo por perpiqenin ta keshilloni ,dhe largoni nga e keqa ,sepse jeni te bindur ne perfundimin e tije dhe keni llimbje per te ,po me vellain tuaj a motren tuaj e njejta gje ndolle edhe me shokun edhe me te afermetin ,po perse mos te ndollin edhe me shoqerin dhe ndershoqerit ,te tregohet dhimbja dhe meshira qe qortimi ndaj padrejtesi dhe nmdalimi saj nuk eshte urrejtje ndaj tije por dobi per te,perse te mos kryejm misionin e duhur njerzore ,por te zhgenjehemi dhe shkatrrohemi pa nevoje nga padrejtesia,nderkohe qe ekzistojne mundesit keshilla bindja dhe ndalja padrejtesise ,me qellim te miren ndaj ati qe ben padrejtesi edhe perse nuk kupton ,por nje dit do bindet dhe do falnderojne shum ,,nuk duhet te behemi hipokrit as dyftyresh sepse keto jane shenjat me te mella te shkatrrimit tone por te drejte sepse te drejten e ndiejn duan dhe perkrahin te gjith u krijuam me te e drejta qarteson gjalleron ka shpres jet zgjillje padrejtesin e urrejne te gjith po tu behet ,sepse ajo shkatrron gjithcka porse te gjith ate ashtu sic deshirojme per vete te duam dhe per tjeret dhe ndjehemi gjith mire kjo eshte esenca,por i mungon angazhimi total njerzore per keshillim per mire dhe ndalim nga e keqa duke filluar sejcili i pari nga vetja si shembull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu