• |
ide | kryesore

“100 fshatrat” që do të kishim po të mos ishte për Bashkimin Europian

F1, Planet

Kulmi i nacionalizmave, në Europën e krijuar 60 vjet më parë për t’i eliminuar ato, sot është një kërcënim për kontinentin. Nga Gjermania në Spanjë, përmes Francës, Britanisë së Madhe, Belgjikës apo Hungarisë, lëvizjet populiste të identitetit përhapin helmin e ndarjeve dhe kufijve të rinj, duke i tmerruar të gjithë ata që kanë lexuar disa libra historie. Bashkimi Europian është diga e kontrollit kundër predikuesve të përjashtimit, urrejtjes dhe mungesës së solidaritetit.

Rreziku aktual quhet Katalonjë, por Europa i ka dhënë një mësim separatistëve, duke kujtuar se roli i saj është të fshijë vijat kufitare, jo të krijojë të tjera. Dhe se detyra e saj është që të bashkojë, jo të ndajë. Të bashkuar në diversitet, siç është thënë qartë, Europa promovon bashkimin e shteteve dhe qytetarëve me kultura dhe gjuhë të ndryshme, por jo të popujve me identitete irredentiste. Dhe aq më pak ata që përpiqen të ripërcaktohen në urrejtjen ndaj fqinjëve të tyre, një praktikë e pandashme nga nacionalizmi.

Të 28 shtetet u përgjigjën se në Evropë nuk ka vend për Katalonjën e ish-presidentit Carles Puigdemont. Për këtë, po ata që iu lutën Evropës, që të shisnin pavarësinë e pamundur, janë shndërruar në kritikë të BE-së, klubit të “vendeve dekadente, të vjetëruara”, siç tha Puigdemont, i arratisur në zemër të Europës, teksa as edhe një udhëheqës i vetëm evropian nuk e pret.

Ka diçka pozitive në këtë histori të trishtë. Shumë spanjollë që e kuptuan vonë se nuk është e mundur të jesh edhe nacionalist, edhe i majtë, kanë mësuar tani se nuk mund të jesh edhe nacionalist, edhe pro-europian. Mësimi i separatistëve katalanas kishte një precedent brutal tek Brexit. Ksenofobia dhe kërkimi për një sovranitet të supozuar të humbur, ka futur britanikët në një qorrsokak, ku ata kanë gjithçka për të humbur. Theresa May shihet nga shumë spanjollë si versioni britanik i Artur Mas, strategu katalanas i cili e bëri partinë e tij të parëndësishme dhe e shtyu vendin e tij në humnerë. Tani është Puigdemont që ndjek rrugën e pasigurt britanike dhe, i zemëruar me Brukselin, flet për një referendum për të vendosur nëse katalanasit duan të largohen nga BE.

Kjo sëmundje gjithashtu infekton Francën dhe Gjermaninë, ku ilaçi më efikas ka qenë një përgjigje evropianiste. Partitë mbështetën kandidatin më pro-evropian, Emmanuel Macron, për t’i mbyllur rrugën nacionalizmit të Le Pen. Presidenti i Francës ishte i pari që mobilizoi Evropën kundër cunamit katalanas. Dhe ai është lideri më i rëndësishëm në Europë. Edhe në Gjermani, një betejë po zhvillohet kundër nacionalizmit populist të ekstremit të djathtë. 

Valët e pavarësisë së vendeve erdhën pas rënies së perandorive dhe luftërave. Nëse kriza dhe Brexit do të kishin bërë të shpërthente perandoria e BE-së, diga anti-nacionaliste do të ishte shembur. Sa shtete do të kishim në Evropë? Sipas Junckerit, njëqind “fshatra”.

Nga Carlos Yárnoz /Bota.al

1 Comment

  1. Ky eshte nje avaz qe degjonim ne komunizem. Uniteti. Besoj e mbani mend qe ne cdo gje theksohej rendesia e unitetit. Nje nga parullat me te famshme te regjimit komunist ishte “Uniteti Parti-Popull eshte burimi i forces sone”. Kjo ngjan si dy pika uji me burokratet komuniste te BE-se. Fenomeni i rrezikshem i transferimit te sovranitetit te vendeve Europiane, te disa burokrate te panjohur pa kontribute dhe te pazgjedhur (Junker, Tusk, Mogherini etj) do te rezultoje ne nje zgjedhe te re roberie nese kombet e Europes nuk e pengojne kete ngrehine diktatoriale me emrin BE. Vec kesaj, hapja e kufijve per miliona emigrante nga Afrika e Azia do te shkaterroje kulturen e identitetin kombetar te vendeve te Europes, duke e kthyer Europen ne nje hale ne nje grope ferri te botes se trete. Diversiteti eshte nje term per genocidin e pregatitur kunder Europianeve duke ju futur ne shtepi lloj lloj mileti nga Afrika. . Europa eshte diverse keshtu sic eshte ku secili vend ka traditat, gjuhen, kulturen, vlerat e vecanta e nuk ka nevoje te importoje Afrikane per tu “diversifikuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu