• |
ide | kryesore

59 raportet e SHISH/ Ku punonin 128 policët e biznesit të drogës

Kryesore



59 raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror, nga prilli i vitit të kaluar deri në mars të vitit 2017, janë një dëshmi e fortë e implikimit kapilar të strukturave të Policisë së Shtetit në kanabizimin e Shqipërisë. Nga një vëzhgim që Lapsi.al i bëri raporteve të SHISH, dalin fakte tronditëse. që implikojnë jo vetëm drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Krujë, Kurbini, Pogradec, Maliq etj, por edhe vartësit e tyre në çdo hallkë të policisë.
Edhe shoferët personalë të drejtorëve përmenden në raport, siç është rasti i Bulqizës dhe i Kurbinit. Edhe një shef qarkullimi nuk i ka rezistuar dot efektit të kanabizimit siç është rasti i Vlorës. Nuk kanë munguar informacionet kur edhe vetë agjentët e Antidrogës, kanë bashkëpunuar me trafikantët si në rastet e Lezhës, Sarandës dhe Korçës.
Deri tani, emrat e 128 policëve nuk kanë dalë në media, por nga leximi i vëmëndshëm i raportit të SHISH, drejtuar nga Visho Ajazi Lika del se shqetësimi më i madh erdhi Vlora, Berati dhe në Kruja. Janë në këto tre qytete ku përmenden me dhjetëra herë policët e dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit dhe  trafikantët e kanabisit. Emrat e policëve mund të përmenden disa herë në raporte të ndryshme të SHISH, fakt që dëshmon se qeveria nuk pati asnjë reflektim për sinjalizimet e Visho Ajazi Likës, por priti deri kur shqetësimi erdhi nga shërbimet partnere.

Harta e informacioneve për policët e implikuar në biznesin e drogës
Vlora, përmendet në 25 raste
Kruja, në 24 raste
Korçë, Pogradec, Maliq, 19 raste
Berati, 19 raste
Dibër, 17 raste
Kurbini, 15 raste
Tepelenë, Memaliaj 12 raste
Gjirokastër, 12 raste
Delvinë, 6 raste

 

 

 

 



4 Comments

  1. Sajmir sorra nuk dinte gje per keta.kot i bini me qafe.edhe edvin legeni nuk ishte fare ne dijeni.ai merret vetem me shkarravina.

  2. Kjo eshte nje pjesè e ushtrisè mafioze te Edi Rames.
    Familja mafioze perbehet nga 10.000 deri ne 12.000 antarè , ka ligje te ashpera ,dhe nje orgonizim vertikal pothuajse perfekt! Ne krye qendron Padrino ( Bosi) , ne rastin tonè eshte Rama!
    Ketu mungojn te dhenat parciale per dy familjet mafioze ,PD dhe LSI!

  3. Rama ka deklaruar solemnisht,se nga SHIK-u,nuk ka patur asnje informacion,per kanabisin dhe aktivizimin e policise ne kultivimin dhe trafikimin e tij? A ka ligj,qe te lejoje nje kryeminister,te genjeje kaq extremisht?A ka gazetare qe ta demaskoje kete genjeshter,por me teper,mashtrim ,te bere publikisht ne nje emision televiziv?Po vete SHIK-u pse nuk e pergenjeshtroi?Apo priste emerimin si ambasador?Shiku,vetem nga kryetari,funksionon,njerez te tjere,me dinjitet dhe integritet,qe pranojne tja hedhin poshte punen qe kane bere,nuk ka mbetur,ne zyrat e Shik-ut?Po Presidenti yne i nderuar,nuk ka te drejte kushtetuese (nuk po quaj DETYRE),jo vetem per tja vene ne dukje kete mashtrim,por per ta demaskuar,bile publikisht,mashtrimin e bere po publikisht.Nese keto nuk ndodhin,atehere jo vetem qe nuk po ndertohet SHTET,sic thote mashtruesi,qe eshte ne krye te ketij shteti,por ne Shqiperi,as qe behet fjale per shtet,por vetem per nje popull qe drejtohet nga te gjitha pushtetet,mga mashtruesa,hajdute,kriminele dhe me e pakta,te korruptuar.Qofte ky popull,qe i voton!Amin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *