• |
ide | kryesore

Dhunuan arbitrat gjatë ndeshjes, arrestohen tre lojtarë të Këlcyrës

Lajme



Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Burime zyrtare nga policia e qarkut të Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E.K,30 vjeç, A.H, 21 vjeç si dhe M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet.

Të njëjtat burime pohojnë se tre lojëtarët akuzohen se në pjesën e dytë të ndeshjes Përmeti-Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, gjyqtarët e takimit, shtetasin Alvi Paçon dhe A.K.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *