• |
ide | kryesore

Foto/ Digjet një makinë tip ‘Lexus’ në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lajme, Të fundit



Një makinë tip ‘Lexus’ është gjetur e djegur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vlorë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 në lagjen “ Partizani”, ku është duke u djegur një mjet.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit Spiro Pando. Makina me targë AA 350 DN ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit Roland Deme, i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *