• |
ide | kryesore

Hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës futen në ngërç

Lajme, Të fundit

Nuk ishte e rastësishme vizita “blic” e kreut të policisë së shtetit Haki Çako në drejtorinë e policisë së Lezhës mbrëmjen e së hënës. Kjo për shkak se hetimet mbi vrasjen e bujshme të Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka janë në pikën “zero”.


Burime të lapsi.al thanë se grupi hetues i ka raportuar Çakos vetëm provat e mbledhura deri tani dhe dëshmitë e dhëna në komisariat nga familjarët dhe disa persona të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë dot asnjë provë, përveç disa gëzhojave në vendin e ngjarjes.


Edhe kqyrja e e një kamere sigurie të një biznesi aty pranë që ende vazhdon nuk ka dhënë asnjë gjë me vlerë, për shkak të mungesës së një kohe të saktë të atentatit. Dyshohet se autorët e kanë shmangur këtë kamerë sigurie. Edhe personat e shoqëruar janë liruar të gjithë. Burime të lapsi.al thanë se vetë familjarët nuk kanë zbardhur asnjë pistë apo të dyshuar.

Policia po shton dyshimet se autorët ishin vrasës me pagesë. Në sitë po kalojnë konfliktet e vjetra të familjes Ndoka. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu