• |
ide | kryesore

Kryeministri i Izraelit thirrje BE-së të njohë Jeruzalemin

Planet



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi që vendet e Bashkimit Europian të ndjekin shembullin e SHBA-ve, për t’a njohur qytetin e shenjtë të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Netanyahu u shpreh se vendimi i SHBA-ve më 11 dhjetor bën që në Lindjen e Mesme të vendoset paqja. Këto deklarata, kryeministri izraelit i bëri para se të niste takimi me ministrat e Jashtëm të BE-së.

Por, shefja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se unioni do të vazhdojë t’i qëndrojë “konsensusit ndërkombëtar” për Jeruzalemin. Mogherini nënkuptoi se BE do të vazhdojë të njohë Tel Avivin si kryeqytet të Izraelit, dhe jo Jeruzalemin.

“Ne besojmë se zgjidhje e vetme reale për konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës është i bazuar tek të dy palët, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyjave”, ka thënë Mogherini.

Pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi aty, protesta të mëdha kanë shpërthyer, kryesisht në vendet e populluara me shumicë myslimane.

Vendimi i Trump është pritur me kritika nga aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Lindje të Mesme, të cilët kanë thënë se ky vendim nuk ka qenë i dobishëm për paqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *