• |
ide | kryesore

Letra e Arben Ndokës, çfarë shkroi për problemet e të vëllait në Itali

Lajme, Të fundit



Ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka e ka përmendur vëllain e tij në letrën publike që i dërgoi deputetëve kur la mandatin. Para se t’i hiqej mandati i deputetit nga ligji i dekriminalizimit, Arben Ndoka zgjodhi ta dorëzojë atë kur opozita dhe mediat nisën të denoncojnë dënimin e tij me burg për shfrytëzim prostitucioni. Sipas Ndokës, gjithçka kishte qenë një trillim, në një histori intrigash ku ishte i përfshirë edhe i vëllai. Lexoni çfarë shkruante Ndoka dy vite më parë për të vëllain:
“Mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje. Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve.
Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallco dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat mbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen.
Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore. Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.
E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me të cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare” shkroi Ndoka.



3 Comments

  1. Po, tani ma mbushe mendjen që je i pafajshëm. Vëllai iku nga Italia, një ditë edhi me skaf pa të lajmëruar me një vajzë që donte dhe ndenji një javë te ti e pastaj iku te një shok. Ajo vajza u dashurua me një polic dhe iku pastaj vëllai dhe shoku i tij e panë një ditë në rrugë dhe meqë e donte akoma u zu me të. Polici u bë me nerva jua futi ty dhe vëllait. Dhe në fund ti u dënove në mungesë. Këta dhe historitë kur i ndërtojnë i bëjnë të pabesueshme.

  2. duke trafikuar drog skafi i tahirit dogji kemben vllaut te prostitutut ndoka,pastaj braktisen baken dhe kanabisin e lan ne det por kokainen e futen ne gjenitalet e italjanes,por policet e zbuluan keshtu qe dy qelbesira ndoka u denuan.pas burgut tek kryeqelbesira rama u afruan dhe trafikun me saje qorrin,olsin e habilajt vazhduan deri sa njeri ne dhe ,tjetri ne arrati,nje tjeter ne burg e nje tjeter ne gjak perfunduan.ju par hajrin rames e droges,nje ne varr te tjerit nuk guxojn te dalin.me siguri rama ju ja gjetur emra tjer.sa i kishte mark frroku nja 16 emra elvisi roshi nja 12.cofshi ne qenef negjmije nga ku dhe frymezoheni si rama.

  3. Vrasja ne pabesi e cilitdo personi, qofte edhe ndonje njeriu te dyshuar per veprimtari mafioze, ngelet vrasje e eshte nje ngjarje e denueshme. Nuk mund ti hyj akuzave as per Arben Ndoken, ish deputetin socialist, e as per te vellane e tij te ndjere te vrare pabesisht, sepse kete duhet ta beje drejtesia shqiptare ne bashkepunim me drejtesine italiane. Por te terheq vemendjen se te tilla vrasje jane bere te shpeshta tek “biznesmenet” shqiptare qe dashur padashur te shtojne dyshimin per ngjarje jo te pasterta te llojit te “hakmarjes” tradicionale sipas “kanunit”. Ne fund te fundit, ka nje te vertete, se nje pjese e shqiptareve te emigruar u kthyen ne Shqiperi e u bene “biznesmene te suksesshem”, pa skjaruar se ne cfare menyre i siguruan ne emigracion parate, apo kapitalin financiar per te filluar biznesin. Dihet se ka mbi nje milion shqiptare te emigruar, por ndonese ndermjet tyre ka edhe shume persona me aftesi intelektuale e profesionale, nuk kane arritur qe ne nje kohe te shkurter, te pasurohen ne perendim. Per ta thene cope e pa hipokrizira, duhet pranuar se nje pjese e madhe e “biznesmeneve” te sotem shqiptare qe erdhen nga emigracioni, nese germohen e hetohen per veprimtarine e tyre ne emigracion, do te dalin te perlyer ne pune te pista e deri kriminale. Me “pune te ndereshme” sic pretendojne disa prej tyre, nuk mund te besh para te madhe ne asnje vend mbrenda nje kohe te shkurter si puntor ne fabrike. Ajo qe ta shton dyshimin e pa pastertise te ketyre soj “biznesmenesh” te pasuruar shpejte, eshte se keta ne te njejten kohe fillojne te angazhohen ne Shqiperi edhe me politike. Paradoksi shkon me tej me faktin se cuditerisht, keta “kapitaliste” te rij i bashkengjiten ideve socialiste qe ne doktrine kane luften kunder kapitalisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *