• |
ide | kryesore

Mbledhja e grupit të PS: Nuk kapim asnjë organin kushtetues, por jemi për të zgjedhur prokurorin e ri

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar. Në nisje të mbledhjes kreu i grupit, Balla ka ftuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve të japë të gjithë detajet për çështjen e shumëdiskutuar të kryeprokurorit.

Pas kësaj e ka marrë fjalën, Manja, duke iu referuar ligjit dhe kushtetutës ka folur për përfundimin e fatit normal 5-vjeçar të kryeprokurorit të Shqipërisë.

U bëj thirrje  të gjithë prokurorëve që deri në 12 të bëhen pjesë e kësaj gare ne na intereson emri, por na intereson që të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm. Na duhet një prokuror me integritet. Sipas rregullores së parlamentit, thotë që duhet caktuar me vendim dhe do të miratohet me shumicë të thjeshtë. Lidhur me një propozim për Vettingun, a do ta kalojnë kandidatët apo jo? As kushtetuta dhe as ligji nuk e ka të përcaktuar kalimin. Ai do ti nënshtrohet Vettingut, ashtu si gjithë të tjerët. Kësaj çështje i ka dhënë përgjigje ligji dhe kushtetuta. Nuk kemi tendencë që të kapim asnjë organin kushtetues, por jemi për të zgjedhur prokurorin e ri.” – tha Manja.

Ndërkohë që nga ana e PD-së ka patur akuza se PS po përpiqet që të kapë kryeprokurorin për të mbyllur çështje si ajo e Tahirit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *