• |
ide | kryesore

“National Geographic” rendit Shqipërinë mes 21 destinacioneve turistike për 2018

Lajme, Të fundit



Revista e njohur “National Geographic” (NG), në seksionin e saj të udhëtimeve rendit vendet më tërheqëse për t’u vizituar nga turistët gjatë vitit 2018.

Përzgjedhjen kjo revistë e ka bërë për tri kategori kryesore, qytetet që duhet të vizitohen, kultura që duhet parë si edhe natyra që duhet shijuar.

“Pyetja kryesore e 9,6 milionë lexuesve tanë ka qenë ‘Ku duhet t’i kaloj pushimet’?. Përgjigjja jonë janë 21 destinacionet në mbarë botën”, thotë George Stone, kryeredaktori i “National Geographic”, seksioni i udhëtimeve, transmeton ATSH.

Sipas NG destinacionet më të mirë në botë për vitin 2018 janë si më poshtë:

Qytete

Dublin, Irlandë

Malmo, Suedi

Pnom Pen, Kamboxhia

San Antonio, Teksas

Santiago, Kili

Sidnej, Australi

Tbilisi, Gjeorgji

Kultura

Klivlend, Ohajo

Frisland, Holandë

Harar, Etiopi

Labrador, Kanada

Oaksaka, Meksikë

Tutuan, Marok

Vjenë, Austria

Natyra

Shqipëria

Jordan Trail, Jordani

Provinca Zhuzhu, Argjentinë

Madagaskar

Oahu, Havai

Ruaha, Tanzani

Parku Kombëtar Seoraksan, Kore e Jugut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *