• |
ide | kryesore

Një tur vere në Ballkan, mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë

Lapsi Leaks



Kur mendoni për Ballkanin, vera nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje.

Por, pavarësisht historisë së turbullt të rajonit, diçka është e sigurt: Ballkani ka vreshta robuste. Ato janë disa nga vreshtat më të vjetra në botë.

Larg nga skena botërore, e uzurpuar nga vera franceze, italiane dhe spanjolle, të apasionuarit pas verës mund të befasohen kur të dëgjojnë se në Ballkan toka është shumë pjellore, me një histori vere që daton që nga Perandoria Osmane.

Nën sundimin Jugosllav, vera u mat më shumë me sasi se sa me cilësi, por tani një komunitet artizanal po lulëzon në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. Këto vende janë larg ofertave të tregut masiv të Bullgarisë dhe Rumanisë që shohim në Londër. Në përgjithësi, vera në këto vende është shumë e lirë. Më poshtë mund të gjeni më të mirat.

Serbia

Një nga verat më të mira Serbe është prokupaci, me rrush të kuq, të ëmbël, e njohur që në Mesjetë.

“Skena e re” e verës vazhdon të rritet, por shekujt e traditës po shkojnë drejt risive, duke i bërë kantinat serbe shumë interesante. Zupa, rreth gjysëm dite nga Beogradi, është një rajon ku mund të shkosh për të provuar këto vera.

Pranë Krusevacit është kantina Ivanoviç. Prej 98 vitesh ajo përqëndrohet tek prokupaci, me ëmbëlsinë e saj të thellë dhe komplekse, edhe pse kaberneti dhe merloti janë gjithashtu popullore. Pronari, Dragoslav Ivanovic tregon se përzihen 3 lloje rrushi me kumbulla të pjekura, boronica, piper të gjelbër me aromë dhe karafil.

Vreshti është i hapur çdo ditë. Dragoslavi do t’ju tregojë me pasion se si është e mundur që kjo verë nuk është bërë e famshme jashtë Serbisë. Një shishe shumë e mirë kushton rreth 8 paund.

Rreth zonës së Aleksandrovacit, Vino Budimir dhe Vëllezërit Rajkovic ia vlejnë gjithashtu të vizitohen.

Maqedoni

Maqedonia mund të jetë e vogël (vetëm trembëthjetë mijë kilometra katrorë), por vreshtat e saj duhen konsideruar. Në rajonin e verës të quajtur Tikves, 80 kilometra në jug të Shkupit, Stobi ofron një sërë turesh. Vizitat përfudnojnë kur provon kuzhinën tradicionale maqedonase.

Rajoni i Tikvesit është më turistik, me dhomën e saj të provës për të shijuar prokupacin dhe vranecin. Të dyja kanë fituar shumë çmime. Më pas do shihni fuçitë e llojeve të tjera të verës që kanë fituar çmime, si Alexanda Cuvee, që adhurohet nga vendasit dhe Domaine Lepova.

Shqipëria

Shqipëria është e njohur për vreshtat, të shtruara mbi kodra të buta me lartësi deri në 1 mijë metra. Sikurse në Maqedoni, kushtet në Shqipëri prodhojnë diversitetin vreshtar; merlot, kabernet, pinot noir, riesling dhe sangiovenese janë të bollshme në këtë tokë të pasur.

Përplasja e ekosistemeve të rajonit të Zadrimës, ku Alpet Shqiptare takohen me Adriatikun, bën që toka të jetë pjellore dhe prodhon verën mesdhetare. Kallmeti, emri i së cilës i është vendosur pas llojit të ëmbël të rrushit, prodhon verë të kuqe dhe të bardhë që ka fituar mjaft çmime, ku mes tyre është edhe vera 30-vjeçare e Kallmetit.

Mund të sjellim edhe shumë shembuj të tjerë të kualitetit të lartë të verarive vendase në këtë zonë, në Arbëri dhe Zadrima. Në këto zona tepër të fshehura do të shihni vetëm vendas.

Evening Standards, përshtati LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *