• |
ide | kryesore

Pikat e nxehta/ Pse është i rrezikshëm një kryeprokuror i emëruar nga Rama?

Kryesore, Lajme



Këtë të martë skadon afati i kandidaturave që do t’i paraqiten kuvendit për prokurorin e përkohshëm që do t’i zërë vendin Adriatik Llallës. Edi Rama dhe PS po nxitojnë për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm vetëm me votat e tyre dhe jo siç e kërkon neni 148 i kushtetutës, pra me votat e 3/5 të parlamentit. Lapsi.al e ka shpjeguar në shumë artikuj se cfarë arsyetimi ligjor e përligjin këtë akt sipas socialistëve dhe se pse opozita e kundërshton një gjë të tillë (lexo shkrimet poshtë).

Po pyetja që ngrihet është, Pse e kërkon kryeministri një prokuror që edhe pas miratimit të reformës në drejtësi do të votohet pa kaluar vetingun (Absurditet kur mendohet se Vettingu i ndërpret mandatin edhe kryeprokurorit në detyre edhe çdo prokurori të thjeshtë) vetëm ky i socialistëve duhet të kaloka ka u vettuar)?

Një pyetje tjetër është, pse kur ndryshimet e fundit kushtetuese ia heqin të drejtën politikës të zgjedhë kryeprokurorin, PS po e zgjedh atë krejtësisht me process politik (Komision ligjesh + votim me shumicë të thjeshtë në kuvend)?

Arsyet gjenden lehtë në nenin 160/2 për kompetencat në perudhën kalimtare.

Pikërisht aty parashihet që kryeprokurori që duan të zgjedhin socialistët me urgjencë, si kryeprokuror provizor, ka edhe më shumë kompetenca se një shef akuze që ka kaluar përmes vettingut dhe është miratuiar nga kuvendi me 3/5 e votive, pra që është shumëfish më i depolitizuar (shiko faksimilen e ligjit poshtë).

Në pikat  “c” dhe “d” të nenit 160/2 thuhet se ky prokuror ka kompetencë të pezullojë vartësit e tij. Pra me një fjalë i zgjedhuri vetëm me votat e socialistëve, mund t’i heqë nga duart prokurorëve të tjerë (me pezullim) dosjet që ata mund të hetojnë fjala bie për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin apo edhe vetë Edi Ramën.

Po ashtu ai ka dorë edhe në rivlersimin që do të bëhet për vetingun e këtyre prokurorëve ( Pika “D”).

Pra pyetja është: a mundet një prokuror i thjeshtë që po heton dosjet e korrupsionit apo të lidhjes me krimin të qeveritarëve socialist, të vazhdojë të thellohet në to, kur shefi i tij, i vendosur vetëm me votat e PS-së mund ta pezullojë nga puna apo mund tip rishi punë në procesin e Vettingutt???

Vetëm ky kontroll i varësve të tij nga një shef prokurorie militant mund të shpjegojë faktin se përse socialistët po kërkojnë të zgjedhin me urgjencë pasardhësin e Adriatik Llallës, pa kaluar vettingun dhe vetëm me votat e tyre.

©Lapsi.al      



3 Comments

  1. Ne pikat A,B,C,..ZH thuhet qe Saliu edhe kur ishte i vogel komunist edhe kur u rrit demokrat i kishte inat prokuroret qe nuk e dhisnin ligjin.I hoqi te gjithe Sali demokrati ,vetem me prokurorerine ka pune,ka frike sic duket..apo komisioni Halimi qe ishte mbi prokurorine dhe nuk kishte shtet fare.Hajde dru me pre.Kurse keta te ‘kazanit’ flasin vetem mbrockulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *