• |
ide | kryesore

Rama sërish ftesë opozitës: Ta zgjedhim bashkë me mirëkuptim Kryeprokurorin e përkohshëm

Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka bërë sërish një ftesë opozitës për zgjedhje të përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Kjo, sipas kryeministrit, mund të jetë një pikënisje e paktit të përbashkët për atë që shqiptarët duan më shumë, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Rama tha që opozita mund të vazhdojë me akuzat e veta, “por kur bëhet fjala për qëllimin e përbashkët europian, anglisht duhet të jemi bashkë”.

Sot natyrshëm, u fol për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm të Përgjithshëm, zgjedhje që përsa i përket bazës ligjore është më se e qartë se si bëhet. Por që për fat të keq ka krijuar përsëri një situatë moskuptimi me opozitën, të cilës unë përfitoj t’i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi, për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim me shumicën që kemi Prokurorin, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitës dhe nuk e shfrytëzuan atë mundësi e të drejtë në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar. Është një moment që mund të zgjedhim dhe nëse opozita nuk tregon interes për të kontribuuar për vendin në këtë moment, do zgjedhim me shumicë të thjeshtë Prokurorin e përkohshëm, por s’ka diskutim që dëshira jonë është të kërkojmë mirëkuptim me opozitën se besojmë se mund të jetë pikënisja e një pakti për qëllimin europian. Opozita mund të vazhdojë me akuzat e veta, por në anglisht duhet të jemi bashkë për të treguar jo vetëm veten njëra palë, por të gjitha palët për negociatat, sepse e duan shqiptarët,” – tha Rama.

 



2 Comments

  1. O shoku krrieminister mos u lodh te besh teater me kerkesa. Ti dhe Basha e keni bere “UJDINE” prej kohesh. Tani po mundoheni te aktroni qe te dy, por ju ka dale kallaji shume shpejt, sidomos atij njeriut qe qesh qe e ka emrin “Lule”. Eshte fatkeqesi kombetare te te kesh ty kryeminister dhe fatkeqesi kombetare per demokracine te kesh nje koqe-tar opozite si Lulja.

  2. Bej pak si gjynahqar tani sikir ti do ta zgjedhesh dhe ai sdo,qe tju hedhesh trute e gomarit atyre qe besojne te Vetingu.
    O Kryeminister MASHTRUES,po pse ju duhet ta zgjidhni prokurorin!!
    Dhe ai do hetoj poltiken pastaj ca Teatri!!!
    Te keqen e Berishes thuaj,te pakten ai i leshonte silurat hapur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *