• |
ide | kryesore

Reagon Çiljeta pas eleminimit nga nata finale e Këngës Magjike

Paparazzi, Slider
1401601216Ciljeta-Xhilaga.jpgartikull.jpg



Edicioni i 19-të i “Kënga Magjike” është shoqëruar me kontesime nga disa prej pjesëmarrësve. Ajo që ra në sy në natën finale, ishte se disa emra të njohur të muzikës shqiptare mbetën jashtë finales. Mes tyre renditej edhe Çiljeta me këngën e saj “Hajmali”. E pyetur nga revista Class, Çiljeta reagon për herë të parë, duke u shprehur e

“Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performance që ishte absolutisht në standardin e një nate finale”, mësohet të jetë shprehur Çiljeta.

Sa për votat e veta, Çili thekson se për këtë pjesë është përpjekur të votojë ata kolegë që për të përfaqësonin vlera të larta artistike, pa lënë mënjanë edhe vlerësimin për artistët e rinj. Ajo nuk ka pranuar asnjëherë të bëhet pjesë e lobingjeve “më jep, të të jap”, përkundrazi ka zgjedhur të qëndrojë sa më larg tyre duke zgjedhur më të mirët sipas gjykimit të saj profesional: “Përpara dinjitetit tim nuk vë asgjë“, thotë ajo duke dashur ta mbyllë këtë pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *