• |
ide | kryesore

Zbulohet kandidatura e dytë për kryeprokurorin e përkohshëm

Lajme, Të fundit

Pas Ferdinand Elezit dhe Xhemal Saliajt, është prokurorja e rrethit të Shkodrës, Arta Marku, e cila përlfitet si kandidate për të zëvendësuar Adriatik Llallën në detyrën e Prokurorit të Përgjitshëm.


Mësohet se 41-vjeçarja është propozuar nga kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja. Arta Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.


41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.

Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00, ndërsa Ferdinand Elezi, drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës dorëzoi në Kuvend kandidaturën për kryeprokuror të përkohshëm.

LAPSI.AL Bottom of Form

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu