• |
ide | kryesore

Artan Hoxha zbulon sendet që sekuestroi policia në shtëpinë e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbuloi se çfarë sendesh ka sekuestruar policia në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit.


Sipas Hoxhës, është sekuestruar një byzylyk i djalit të vogël dhe një varëse e bashkëshortes. Kjo e fundit ka rezultuar të jetë e gjyshes së tij.


Gazetari shtoi në studion e emisionit “Opinion”, se përveç këtyre, policia ka sekuestruar edhe një palë vathë dhe një byzylyk tjetër.

Sipas Artan Hoxhës, Tahiri dorëzoi ditën e sotme pasaportën dhe kartën e identitetit tek prokurori Gent Osmani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.