• |
ide | kryesore

Berisha kundër kritikëve të Bashës: Propozimet në statut për të larguar kryetarin

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se platformat që i janë dorëzuar Lulzim Bashës nga kritikët e tij për ndryshime në statut kanë për qëllim largimin e tij. Sipas Berishës, qëllimi duhet të jetë fitorja e Partisë Demokratike dhe jo largimi i kryetarit.

Berisha shtoi se në këtë mënyrë krijohet një precedent që çdo katër vite, grupe të caktura brenda partisë të kërkojnë largimin e kryetarit.

“Propozimet kanë për qëllim largimin e kryetarit. Këto propozime nuk duhet të kenë për qëllim largimin e tij, por fitoren e Partisë Demokratike” – u shpreh Sali Berisha në studion e “ABC News”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *