• |
ide | kryesore

E akuzuan për mos depilim, del në mbrojtje stafi i Gigi Hadid

Paparazzi, Slider



Imazhet e Gigi Hadid e cila shfaqet duke regjistruar një reklamë festive për revistën Love, po bëjnë xhiro në rrjet. Shkak është një moment kur modelja ngre krahët lart dhe duket depilimi jo i plotë i sqetullave, ç’ka edhe ka lënë pa fjalë të gjithë ndjekësit e saj. Në fakt disa kanë komentuar se nuk është aspak mungesë depilimi, por modelja mund të jetë djersitur dhe në këtë mënyrë mund të jetë krijuar efekti i mosdepilimit. E gjithë kjo vjen, për faktin se pikërisht në këtë moment Gigi ka qenë imazh i kalendarit të revistës Love. Ndërkaq “TMZ” ka komentuar se gjithçka ishte një pakujdesi. Burime për “TMZ” theksuan se bëhej fjalë për disa fije të xhaketës së modeles, që kishin krijuar pjesën e errët nën sqetull, duke krijuar një iluzion jo fort të këndshëm për ndjekësit. Make up artisti i Hadid thuhet se ka komentuar se bëhet fjalë vetëm për djersë dhe pluhur. “Kjo është një video realiste e një gruaje që punon jashtë mase. Pluhuri dhe djersa kur dikush punon fort janë mëse normale”-ka komentuar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *