• |
ide | kryesore

Flasin dëshmitarët: Viktima zgjati duart të prekte gruan e pronarit të picerisë

Lajme, Të fundit

Dëshmitarë të vrasjes në fshatin Goriçaj të Divjakës thanë se shkak i acarimit të situatës u bë sjellja e viktimës, Judmir Stambolliu në lokal. Pasi kishte ngacmuar me fjalë bashkëshorten e pronarit, Petrit Toromëni, viktima zgjati duart ta prekte atë. Duket se Stabolliu ka qenë nën efektet e alkolit, kur kreu këtë veprim që ka acaruar situatën. Toromëni e ka humbur durimin, kur është përballur me arrogancën e klientit të dehur. Në atë moment ka shkuar të marrë çiften në katin e dytë të lokalit dhe e ka vrarë atë.©Lapsi.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.