• |
ide | kryesore

(FOTO) Kush është 23-vjeçari që i mbijetoi sot atentatit në Orikum

Lajme, Të fundit



I riu që iu bë atentat ditën e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Orikumit rreth orës 17:20 pranë një karburanti.

Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi. Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bw shkruan se policia dyshon se të riun kanë dashur t’a ekzekutojnë, jo thjeshtë t’a plagosin, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
12240004_1249532961739231_5733371223968024741_n
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri. Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *