• |
ide | kryesore

Kandidatja për kryeprokurore akuza për korrupsion

Lajme, Të fundit



Kandidatja e fundit në listë që synon postin e kryeprokurorit të përkohshëm, Ermira Tafani ka bërë xhiron në media në janar, kur u përfshi në një skemë korruptive për t’i dhënë një personi dënimin minimal në këmbim të parave.

Denoncimin e bëri emisioni Stop. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro mori përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit personin në paraburgim, Kristjan Leka.

Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore. Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.

Prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani dorëzoi aplikimin pranë Prokurorisë së Përgjithshme më pak se dy orë para përfundimit të afatit.

Pak para saj u regjistrua zyrtarisht edhe Granit Shahu, Prokurori i Tiranës. Ndërsa kandidatët e tjerë në garë janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koca, dhe Besnik Muçi.

Gara për kryeprokurorin e përkohshëm u hap pasi më 7 dhjetor i përfundoi mandati Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *