• |
ide | kryesore

LSI akuza të forta ndërkombëtarëve: Dyfytyrësi korruptive, bashkëfajtorë me tepsinë e drogës

Lajme, Të fundit
selia-LSI-3.jpg



Pas deklaratës së ambasadorit amerikan donald Lu për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, jka reaguar edhe LSI. Për këtë çështje janë shprehur dy figura të larta të kësaj partie, siç janë zv/kryetari i saj, Luan Rama dhe kyetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Luan Rama është shprehur se reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsi-maxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi!

Rama shkruan në Facebook se po në të njëjtën ditë “e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtë votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!”.

Ai lëshon akuza edhe mbi ndërkombëtarët, duke shkruar se po bëjnë dyfytyrësi korruptive duke heshtur për zgjedhjen e këshilli të lartë të drejtësisë në kundërshtim me ligjin. Rama vazhdon duke thënë se kjo i bën ata bashkëfajtorë me tepsinë e drogës.

Po ashtu për këtë rat është shprehur edhe Petrit Vasili i cili është shprehur se “Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.
Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht. Ky nuk na duhet!’’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *