• |
ide | kryesore

LSI hidhet në sulm frontal kundër çiftit Lu – Vlahutin (deklaratat)

Kryesore, Lajme



LSI nuk e ka pasur kurrë zakon sulmin e hapur ndaj ndërkombëtarëve. Madje kur në mandatin e kaluar njëri prej deputetëve të saj, Përparim Spahiu foli i autorizuar kundër rrolit të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi, brenda partisë u zhvillua një shoë i vërtetë gjoja për pezullimin e tij. Natyrisht e gjitha ishte një farsë, por ajo dëshmon kujdesin që ka pasur LSI-a për të mos u ngacmuar ballas me ndërkombëtarët.

Krejt e kundërta po ndodh tani pas qëndrimeve flagrante që po mban çifti Lu Vlahutin (lexo editorialin poshte) për mënyrën e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të emërimeve në drejtësi.

I pari Luan Rama foli për heshtjen e korruptuar të ndërkombëtarëve që kanë bërë sikur nuk kanë parë se si në këtë zgjedhje janë shkelur të gjitha kriteret që kërkon ligji.  Pas tij nuk ka mbetur edhe Petrit Vasili i cili me një status në Facebook është tallur me kërkesën për kompromis për zgjidhjen e kryeprokurorit: “Kompromisi politik që zhbën kushtetutën dhe ligjin nuk mund të jetë pazari i radhës, qoftë ky i bërë në shqip apo në anglisht” shkroi ai. Dhe si gjithnjë më i ashpri është treguar ish ministry i drejtësisë Ylli Manjani që ka nxjerrë një document ku tregohet se shoqëria civile ka dështuar të dërgojë kandidaturat e saj për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Manjani ka kujtuar se ishin ambasadorët që kërkuan përfshirjen e shoqërisë civile dhe ka lëshuar mesazhin: ‘Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje” (poshtë).

Deri më sot rrallë herë është parë q ëish partia e Ilir Metës të organizojë një sulm frontal si ky, kundër ambasadorëve.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. tani ,shqiptare po ndjejne ,ne cdo pikpamje ,ballafaqimin mes vlerave kulturave politikave interesave kendveshtrimeve ,por qe kjo ne pah nxjerr peshen e vlerave tona produktin ,si komb ,qe kerkon te mbijetoje ekzistojne dhe ecin me shpejtesin e kohes mirpo cfar ndolle ndollemi ne tregun e interesave ,te mella ndersjellta konkuruese cilesore ,por qe por te ruajtur ekzistencen balancat respektin harmonin ,perkrahjen ,njeri me tjetrin dhe tjeret ,eshte per individin njohurit dhe urtesia dhe kolektivin uniteti dhe organizimi veprimit ,menaxhimi ,me pergjegjsi transparen dhe shpejtesi ne kohe mbasi koha eshte si treni ne ulltim qe ecen shpejt, kapja e trenit eshte suksesi ,por qendrimi ne te ,dhe zenia vendit te merituar kryefjala suksesit ne cdo pune eshte sinqeriteti urtesia ne te dhe bindja tjereve ne domosdoshmeri dhe kerkimi i te drejtes mos implikimi ne korrupsion padrejtesi rrit virtytin besushmerin dhe vlerat perballe tjereve ,njemi ne nje moment qe ndjeshmerit jane qe totalisht te angazhohemi per vete dhe femijet tane ne drejtesi vlera hak ,zhvillimin e mendimit ,permes tyre dhe sejcili sipas mundesive te ndihmojne njeri tjetrin ,organizmi yne si komb i perket njgjashmerise se trupit tone qe kur semuremi cdo organ dhe qelize ka imunitet per te sheruar plagen nuk mund te sherohet nga nje trup tjeter kurre me mire se vet organizmi sepse e din ku dhe si eshte plaga keshtu edhe bashkesia e ketyre organizmave njerzore ,qe quhet komb kurr nuk mund te sherohemi nga dikush tjeter me mire se sa vetja dhe burimi nga erdhem zoti gjithesise ,ndihmesa ndernjerzore eshte dobi ,por ne rralle te pare ndihmesit vital per veten te behemi vet,te huajt tek ne habiten mbasi shohin vetveten ne pasqyre ,cdo gje qe instaluan ketu ne zhvillimin e vet ,rendimentin por kur ato te qartesohen mire dhe te shohin ,qe ne jemi ne suksese ,edhe ato do vlersojne do ndihmojne perkrahin qortojne veten per gabimet ndaj nesh mbasi njerzit ndryshojne permes qartesise vlersimit bindjes fakteve ,kot gjinia njerzore nuk i ka mbajtur hapur arsyen perpara fjales dhe debatin para forces si pjese suksesi dhe dobie ,sepse debati dhe arsyja jane kryefjala informacionit vlersimit qe i nenshtrohet mirkuptimit per marrveshje reciprocitet dhe dobi te ndersjellte njerzore

  2. Po ju ngushtohet laku ktyre horave te LSI-se prandaj jane ne sulm frontal te dirigjuar nga Ilir Meta ,sali Berisha dhe Monika Kryemadhi por e kane te kote pasi nuk mund te shtyhen me Ameriken dhe popullin,tash te gjithe e kane kuptuar lojen e tyre per tu mbrojtur nga drejtesia.

  3. Shume mire ka bere lsi megjithese nuk e simpatizoj sepse jane hajdute me te pacipe se keta te tjeret por ne kete rast kane folur drejt.ne pak kemi keta politikanet tane te korruptuar por na dolen edhe ambasadoret hapur fare qe marrin valixhet me dollare nga kanabisi.ndryshe nuk shpjegohet heshtja e tyre.

  4. Vec te tjerave Edi Rama do ngelet ne histori vetem nese arin qe te shkateroje LSI.ne si parti hajdutesh,militantet nga administrata eshte duke i pastruar ngelet edhe kupola e LSI-se te hetohen dhe ne fund te perfundoje tek Iliri dhe Monika me burgosje atehere Edi e ka mbaruar misionin qe i eshte dhene nga ambsadoret Lu dhe Vlahutin.

  5. Sidomos kur del Rama ose dhenderri Vasilis,si dy bufone koti fare,kjo tregon se Metes po i djeg shume..me c’fare e justifikon Meta gjithe ato vila dhe prona(vetem ne gjirin e Lalezit vila e beut Meta dhe e bejlereshes nga Kombinati ka 11 banjo,e vlefshme per nje ushtri te LSI-is),Parti hajdutesh dhe me gisht ne mes.

  6. Eshte me se e vertete se Shqiperia sbehet me kete popull torollak qe hesht e presin kinezo sllavja tu tregoje drejtesine

  7. Lejini mor keto “LSI sulm frontal mbi Ambasadoret”! Nuk ka rendesi kush e ka thene LSI apo tjeter. Eshte nje gje krejt e vertete. Eshte opinioni i shumices shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *