• |
ide | kryesore

Ministri italian i Drejtësisë: Nuk komentoj dosjen ‘Habilaj-Tahiri’

Lajme, Të fundit



Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ishte sot për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku firmosi një memorandum bashkëpunimi në fushën penale me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri italian u pyet edhe për dosjen ‘Hibal-Tahiri’. Por në mënyrë kategorike ai nuk dha asnjë përgjigje, duke u shprehur shkurt se nuk pranonte të komentonte vendimet e gjykatave. Ndonëse publikisht nuk u fol asgjë për këtë dosje, me siguri që ministri italian i Drejtësisë e ka diskutuar privatisht me homologen e tij shqiptare.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Ore po ka ardh per mbeshtetjen e reformes ai clidhje ka Tahiri se nuk po e mar vesh apo si gjithmon gazetaret tane nuk rrin dote pa folur brockulla

  2. E kuptoj ca gjendje ka arritur gazetari ku vjen Ministri Italin, nenshkruan nje memorandum me Ministren Shqiptare dhe vendin e ze ceshtja Tahiri . Hajde mendje hajde

  3. Vjen tjetri nenshkruan nga Italia te nenshkruaj memorandum e ne e pyesim per Tahiri. Ca shqiptar te pandreqshem. Ore eshte ngjarje e madhe kjo o gazetra llumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *