• |
ide | kryesore

Ngrohja globale, presidenti francez jep alarmin

Planet



Bota është duke e humbur betejen kundër ngrohjes dhe ndrysimit klimatik. Ky ishte paralajmërimi që bëri presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit “One Planet Summit” në Paris.

“Ne nuk po përparojmë mjaftueshëm shpejt. Duhet të lëvizim të gjithë, sepse të gjithë do të japim llogari”, theksoi Macron para përfaqësuesve të 127 shteteve, të organizatave ndërkombëtare si OKB-ja, dhe të personaliteteve të sipërmarrjeve private.

Macron prezantoi edhe projekte të reja që duhen financuar dhe që parashikohet se mund t’a luftojnë ngrohjen klimaterike.

15 vite më parë gjatë një samiti për tokën në Johanesburg, ishte po ashtu një president francez, Jacques Chirac i cili ngriti shqetësimin se duhen marrë masa për të parandaluar ndryshimet e shpejta në ekosisteme.

“Shtëpia jonë digjet dhe ne shohim diku tjetër”.

LAPSI.AL



1 Comment

  1. zgjillja e ngrohjes globale nuk gjindet,tek veprimi njerzor ,ky eshte i fundit ,gjindet tek orientimi njerzore formimi tije ,ku tashme po binden te gjith qe padrejtesia ,njerzore ,ne cdo kuptim,eshte burimi i cdote keqe qe na shqetson ,e rendesisheme ,eshte te kuptuarit ,e problemi por eshte i pavlere kur nuk angazhohemi me mendime fjale dhe vepra ne te kunderten e padrejtesise drejtesine te verteten ,e cila ne zhvillimin e vet ka cdo te mire eshte vula zgjilljeve .e pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *