• |
ide | kryesore

Sulmi në Nju Jork, hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj ISIS

Planet



27-vjeçari Akayed Ullah deklaroi se u kreu sulmin terrorist ditën e djeshme në Nju Jork për t’u hakmarrë për sulmet e SHBA-së ndaj Shtetit Islamik (ISIS).

Imigranti nga Bangladeshi aktivizoi një bombë të lidhur në trupin e tij në Manhattan të Nju Jorkut duke plagosur veten dhe tre njerëz të tjerë.

Incidenti ka ndodhur në një terminal autobusësh pranë sheshit Times Square. Policia tha se Ullah e ka zgjedhur vendin për shkak të posterave për Krishtlindje.

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi tregon “nevojën urgjente” për Kongresin që të reformojë sistemin e migrimit në SHBA.

“Ky sulm nënvizon nevojën që Kongresi të punojë me presidentin në reformat e migrimit, që rrisin sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë publike. Duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë, duhet të sigurojmë që individët që hyjnë në vendin tonë, nuk vijnë këtu për t’i dëmtuar njerëzit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio, Ullah besohet se ka vepruar i vetëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *