• |
ide | kryesore

Tahiri dhe Habilajt/ Çfarë e shqetësoi ministrin e Drejtësisë Italiane në Tiranë

Lajme, Të fundit



Nga bashkëpuntorët e Habilajve në Shqipëri është arrestuar vetëm një person, Nazer Seiti, i konsideruar “financieri” i bandës. Disa ditë më parë, gjykata i hapi rrugë ekstradimit drejt Italisë, ndërkohë që bashkëpuntorët e tjerë janë në arrati.
Është i lirë Florion Habilaj, vëllai i vogël i Moisi Habilajt, njeriu që mbante kontaktet në Tiranë dhe që takohej me “shefin e madh”.
Janë të lirë tre policët, Jaeld Çelaj, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, që garantonin paprekshmërinë e biznesit të drogës.
Është i lirë edhe Saimir Tahiri, i cili përmendet në dosjen e Katanias si njeriu që merrte pjesën e tij nga paratë e kanabisit dhe që i shpëtoi arrestimit nga mbrojtja e Partisë Socialiste.
Jo më kot, Ministri i Drejtësisë italiane në Tiranë kur u pyet nëse është i kënaqur nga bashkëpunimi me qeverinë shqiptare tha se “problem janë çështjet ku mungojnë të pandehurit”. Megjithatë Orlando u shpreh optimist se me rregullimin e disa anëve teknike edhe ky aspekt i bashkëpunimit do të përmirësohet.
Pavarësisht gjuhës së drunjtë që përdori Orlando në konferencën për mediat, duket se shqetësimi real i partnerëve italianë është pikërisht pandëshkueshmëria e trafikantëve të drogës dhe bashkëpuntorëve të tyre në polici dhe qeveri. Bilanci është i qartë dhe ndoshta, prova më e mirë se në këtë anë të kufirit, mungon vullneti për të vënë në pranga biznesmenët e kanabisit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *