• |
ide | kryesore

Vendimi i Trump për Jeruzalemin, 36 të plagosur gjatë protestave në Bregun Perëndimor

Planet



36 palestinezë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me forcat izraelite në ditën e gjashtë të protestave në Bregun Perëndimor të Jeruzalemit.

Sipas një deklarate nga autoritetet palestineze, bëhet fjalë për 36 të plagosur nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë dhe gome në Ramallah, Tulkerm dhe rajone të tjera të Bregut Perëndimor. Protestuesit palestinezë u përpoqën të kundërpërgjigjen me gurë dhe goma të djegura të automjeteve.

Është njoftuar edhe se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr dhe kanë plagosur një fëmijë palestinez në afërsi të qytetit Selfit të Bregut Perëndimor të okupuar, duke pretenduar se po tentonte të kryente sulm me thikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *