• |
ide | kryesore

Debate te Histori-Filologjiku/ Marku: Kasta mafioze manipuloi votimet, favorizime nga politika

Lajme, Të fundit
Mark-Marku.jpg



Pas votimeve për dekan në ambientet e fakultetit Histori-Filologji kanë shpërthyer debatet. Pedagogë dhe vëzhgues të komisionit kanë versione të ndryshme për vendimet që nxorën fituesin. Pedagogu Mark Marku, në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, ka rrëfyer versionin e tij duke nënvizuar se ka pasur sipas tij manipulim të votave nga komisioni. Sipas tij, presionet kanë qenë nga forca të jashtme që duan të kenë ndikim mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Unë mendoj se kjo kasta mafioze e Universitetit, mafia e tenderëve e kanë bërë edhe herë të tjera. Problemi është shpërndarë nëpër universitete, por këtu vëmendja ka qenë shumë e përqendruar dhe fakulteti ynë është i vogël ka personalitete të jetës publike dhe këtu ka shpërthyer sistemi i manipulimit. Unë mendoj se është arritur një fitore jo vetëm se ka fituar dikush, se mund ta arrinte kushdo nga kolegët tanë, por është testuar se këtu strukturat zgjedhore janë struktura manipulimi, që vota e pedagogëve është manipuluar jo vetëm këtu, por në të gjitha zgjedhjet e tjera nëpër fakultete dhe këtu ka qenë vëmendja më e përqendruar”. – tha ai.

Marku vazhdon më tej duke u shprehur se kandidatja Ajula Jubani është e favorizuar nga deputetja e PD-së Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj

Unë e di që Ajula Jubani është mbështetur nga Valentina Duka, që sot është deputete e PD. I vetmi problem etik që kemi ne si pedagogë është se, as Valentina Duka, as Shezai Rrokaj nuk mund të përcaktojnë nga jashtë dekanin e fakultetit. Këtë mund ta them etikisht, pasi nuk është normale që 85 pedagogëve t’u përcaktohet nga jashtë pasardhësi, nuk është e drejta feudale në universitet. Ne kemi dashur ti japim fund të drejtës feudale të përcaktimit të kandidatëve sipas klaneve, grupeve të cilët e dominojnë universitetin. E vetmja betejë është këtu, pastaj politikisht të gjithë janë të shpërndarë, dikush me PD-në dikush me PS-në. Kemi një etikë kolegësh ku secili ka bindjet e veta.” – tha Marku.

 



6 Comments

  1. Mark ti nuk pranon dot qe gruaja jote humbi perball Shezai Rrokajt. Dhe normal qe nuk mund te fitoj Ajula, sepse duhet te ishte Dhurata.

  2. Mark ti nuk pranon dot qe gruaja jote humbi perball Shezai Rrokajt. Dhe normal qe nuk mund te fitoj Ajula, sepse duhet te ishte Dhurata. Ajula ka fituar se mori voten e pedagogeve. Per mua si grua ka bere nje perfaqezim dinjitoz.
    Nuk eshte e moralshme qe te besh presion me noten tek studentet.

  3. Bravo Proff. Marku

    Eshte fiks ashtu si ju argumentoni. Proff. Aljula me gjuhen e perdorur dje faktoi qe do te ishte nje deshtim Dekane dhe turp per ata qe do ta zgjidhnin.

  4. Sa e trupshme te lexoje dje mllefin e kandidates per dekane duke etiketuar si `tributare` dhe ` gjeografe te cunguar` koleget e vet qe nuk e votuan kete zonjen pedagoge. Pse si qenka ky muhabet : sme votove mua dhe rrjedhimisht je ` armik i popullit` dhe `tributar` . Zonje e nderuar une votoj ate qe me bind dhe me jep besim qe do ta bej mire ate pune dhe kaq e thjeshte eshte gjeja ? Dakord?

    Ndaje mendjen, prano humbjen dhe te jesh e bindur se pas mllefit te shfrenuar je edhe me e shvleresuar ne syte e publikut, kolegeve dhe studenteve te tu.

    Ke perdor nje gjuhe krejtesisht te padenje per nje profesoreshe, grua e nene ! E pa pare e padegjur me pare ajo lloj gjuhe!

    sot duhet te ndihesh shume keq dhe pa fytyre per tu dale perpara kolegeve te tu

    1. Si mundet që 44 = 44 japin 50,2 % dhe 49,8%? A mundet në na e shpjegojë dikursh këtë llogaritje? A ju duken demokratik këto përqindje votash?
      Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, edhe për t’u bërë pastruese duhet të kesh dy referenca pune. Tani përse na qenka e padrejtë mbështetja.
      Ju keni marrë fund mendërisht, pasta kjo përkthehet në ekonomi dhe fusha të tjera të shoqërisë. reforma në drejtësi nuk është vetëm për politikanët dhe gjyqtarët. Mos e harroni këtë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *