• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Si po i pastron paratë babai i Saimir Tahirit”

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se babai i Saimir Tahirit, Bashkim Tahiri, pastron para dhe bën evazion fiskal.

Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të ish-kryeministrit, Bashkim Tahiri ka blerë një tokë tepër të shtrenjtë në zonën e Liqenit Artificial, por në letra rezulton se ajo është blerë për rreth 30 mijë euro. Sipas denoncuesit, vlera e kësaj toke është rreth 400 mijë euro dhe ai pretendon se qytetarët pranë asaj zone e dinë se prona është shitur në mënyrë fiktive me atë çmim. Për më tepër, shitësit e tokës janë dy policë, domosdoshmërisht një herë vartës së Saimir Tahirit.

Qytetari që denoncon është i bindur se nëse për këtë shitje nisen hetimet, gjurmët do të çojnë tek babai i Saimir Tahirit. ©LAPSI.AL 

25158224_918284571665784_2475535014127940075_n

Statusi i plotë i Sali Berishës:
Qytetari dixhital denoncon Bashkim Tahirin, te atin e Saimir Trafikut per larje parash dhe evazion fiskal!
Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital! sb
“Kjo eshte nje pasuri e blere nga Bashkim Tahiri per rreth 30 mije euro sic e shikoni edhe ne kartelen e pasurise .Pra 2600 m2 i bie ta kete blere per 11.5 euro.‪Pra 2600 m2 i bie ta kete blere per 11.5 euro m2 Kjo eshte nje pasuri e blere nga Bashkim Tahiri shtrihet ne faqen e shpatiti te Liqenit Artificial dhe eshte per rreth 30 mije euro sic e shikoni edhe ne kartelen e pasurise dy policve ne Sauk
Prona per te cilen po flasim eshte ullishta ne kodrat e Saukut e cila shikon nga diga e liqenit artificial dhe shikon te gjithe Tiranen dhe cmimi i tregut aty eshte minimalisht 200 euro m2.
Shitesit te cilet jane ne kartelen e pasurise Jeton dhe Sazani jane dy police nga Sauku.
I gjithe Sauku e di se prona eshte shitur rreth 400 mije euro por kane bere shitje fiktive per rreth 30 mije euro per te lare parat dhe evazion fiskal.
Nese hetohen keta policet nga prokuroria mund te gjenden transaksione parash qe kane bere keta dhe blerje pronash te cilat nuk mund ti justifikojne dhe qe me pas mund te cojne te babai Tahirit per te treguar realisht se sa e kane shitur pronen e cila eshte nga pikat me te bukura te Tiranes”



1 Comment

  1. Doni mut ju Lapsi qe merreni me superkriminelin Sali Berisha. Ai pjerdh perdite dhe ju i thoni shendet. Hajde portal lajmesh hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *