• |
ide | kryesore

Dosja Habilaj/ Përgjimet e reja ‘gozhdojnë’ Tahirin dhe bashkëshorten e tij

Kryesore, Lajme



Dalin detaje të reja nga dosja voluminoze prej 1600 faqesh e ‘Habilajve’ të sjellë nga prokuroria e Katanias. Dosja hetimore është e ndarë në 4 kapituj, ndërsa kapitujt 2 dhe 3 përfshihen të gjitha përgjimet për grupin Habilaj. Fashikulli 4 përmban dokumente të mbledhura gjatë hetimit të prokurorisë së Katanias. Në fashikullin e përgjimeve, ka vetëm 3 përgjime ku përmendet emri Saimir.

Ndërkohë në kapitullin 3 të dosjes, të siguruar nga Report TV, përmendet edhe emri i Tahirit, ndërsa prokuroria e vendit fqinj e titullon këtë pjesë si “Puqja ndërmjet grupit shqiptar të drejtuar nga Moisi Habilaj e Florian Habilaj dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri”.

Emri i Tahirit përmendet i plotë në përgjimin e bisedave të trafikantëve. Emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në datën 13.01.2014, ku flitet edhe për gjerdanët që ia janë dhuruar gruas së Tahirit. Përgjimi i parë është bërë brenda makinës BMË 320, me targë BZ140RJ, në përdorim të shtetasit Maridian Sulaj rreth orës 06:46 të datës 10.10.2014, ndërsa i dyti në 13.01.2014 brenda makinës së Moisi Habilajt rreth orës 20:42.

Meridian Sulaj në këtë përgjim flet me Avdul Sulajn në lidhje me disa targa makinash. Maridiani i thotë se presidenti e ka 01 (nr. e targës), kryeministri 02, 03 e ka Artani (Habilaj), që e kishte ai kushëriri ynë. Pikërisht në këtë moment Maridiani nuk po kujton emrin e Tahirit dhe pyet ‘çfarë ishte ai, ndërkohë që hyn Avduli dhe ia kujton duke thënë ‘Saimiri’.

Mariadian Sulaj vazhdon duke përmendur edhe njëherë targat e duke thënë se 03 e kishte Saimiri targën, që është ministër i Brendshëm. Gjithashtu Maridian Sulaj shprehet në përgjim se Tahiri ia ka dhënë Artanit (Habilajt) me gjithë dokumentat këtë makinë, si dhe shton se ia ka dhënë kështu në mirëbesim, pasi në të vërtetë ia kishte dhënë Moisi Habilajt, i cili ia kishte blerë ish-ministrit.

Biseda e plotë:

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMW 320, me targë BZ140RJ, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj – Regjistrim mjedisor nr 717 i orës 06:46, i datës 10.10.2014. Autoveturë në lëvizje më radion ndezur. Dëgjohet Maridian Sulaj që komenton me Avdul Sulajn, Klardi Sulajn, i thirrur mili njëfarë Niko, si dhe një burrë shqiptar, targat aktuale shqiptare. Maridiani në lidhje me targat thotë:

Maridian: presidenti e ka 01, kryeministi 02, 03 e ka Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë, vetëm atë kanë.

Avdul: e mirë, janë targa të veçanta.

Maridian: ah targa të veçanta… (fjaë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhën ai…

Burri: cili artan?

Maridian: ishte i kushëriri tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? 03 e ksihte ky Saimiri.

Avdul: e ka Saimiri.

Maridian: po ai ëhstë ministër i Brendshëm.

Avdul: targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: po ai ia ka dhën Artanit me gjithë dokumenta, ta marrtë dreqi! Çfarë thotë ky, ‘shiten, ua heqin’… është e tij personale o vëlla!

Avdul: perdor Artani në Vlorë.

Maridian: e ka me dokumentat e tij o vëlla!

Avdul: ëhstë personale, nuk ëhstë e punës.

Burri: nuk e ndalon… (nuk e përfundon fjalinë)

Maridian: por atë e ka dhën kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…

Avdul: po ajo dihet.

Maridian: por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut, Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë.

Pastaj vazhdon një pjesë ku Maridiani dhe Avduli tregojnë për atëherë ku çuan në Shqipëri një makinë të tipit Audi A8, vështirësitë që kishin hasur ë doganën e vlorës, aq sa Maridiani kishte marrë në telefon moisiun për ët shkuar tek ata.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të përgjimit të bërë brenda makinës së moisi Habilajt me targë IHP2690 në datën 13.01.2014, Eneo sulaj flet me një burrë shqiptar dh i treon kush shkoi së bashku me moisin në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar mënxherin e dyqanit, Antonio Riela.

Eneo: … kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjehdje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po cfarë të tha, që shkojmë në shkollë… cfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjehdjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshtë ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludoon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… seps ei kishte përlqyer (kostumi) … e more vesh se cfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: po çfarë po thua?

Eneo: tani… për tani që u nis… përveç parave…

Burri: kostumin dhe

Eneo: jo.. jo

Burri: nuk jep asgjë pa bashkëshorten.. thua

Eneo: jo përvec sokolit që i mori paratë për ‘punë’ Saimiri nuk donte para… është e qartë… sepse…. me ata…. dhe i dha … i dha gjerdanin me diamantë…

 

 



5 Comments

  1. Sajmir sorra dhe adriatik dhalla do inagurojne burgun e shkodres.nuk ka më dyshime.peshqit e medhenj qe ja e 3 maksimumi mund te dalin deshmitare ne ndonje ceshtje.

  2. a eshte ku raliteti koha plotson kuptimi ,por kushdo qe nuk deshiron ti plotesohet kuptimi padrejtesise e ka ne dore me kohe qe te behet i dobishem perderi sa demi si pelqen te mos ju bejne dem tjereve thotë:

    nese duhet te kuptojme drejte ,ky nuk eshte denim ,ky eshte rrenim te shqiptareve dhe te drejtat shoqerore permes korrupsionit te organizuar nese bota do kishte dashur te rrenonte padrejtesin ndaj nesh,fuqit e medha sdo na kishin coptuar ,do kishin lejuar zhvillimin e te vertetes drejtesise hakut, dhe sot nuk do ishte diskutuar as korrupsioni ,as nga shteti dhe krimi organizuar , dhe as nga masivi gjeneratave te reja, duke u kriminalizuar dhe perfunduar ne burgje ,me vazhdimsi shkatrrimi nuk behet fjale per njer te varfer qe kriminalizohen dhe futen ne burgje por bashke me te ne numer po priminalizojme ne cdo aspket ne numer dhe familjet e tyre ,ne pamje te pare eshte per tu pershendetur reforma ne drejtesi ,mbasi kriminelet duhen ndeshkuar e meritojne ,dhe e perkrahin te gjith ,por ne plan te dyte se cfar po kurdiset ndaj shqiptareve nga kjo drejtesi pa drejtesi transparenc shpjegimee ,dhe miratim mbar popullore len per te deshmuar nje fat te keq per shqiptaret ,duke nxitur ndjeshmerin per pajtim te brendeshem ,dhe unitet mendimi dhe veprimi perballe tjereve mbasi nese dikush pretendon ndonje dem nga shqiptareve po i veme ne peshore dhe do bindeni qe demi jon ndaj jush as nuk hyn ne llogari me demin qe shqiptareve ju eshte bere per 100vite ,kjo klas politike duhet pranoje te leshoje postet dhe vendin e tyre ta zene gjeneratat e reja qe nuk kan lillje me keto ,ulleheqes dhe politika duhet ti caktojme vet si popull pa na orientuar dikush ,shkurt vetes duhet ti dalim per zot mbasi po kriminalizohet nje komb i tere kjo eshte forme asimilimi jo rregullimi mbasi primare del politika ligjet ligjvenesit nga ku renditet organizimi jetes duke filluar nga formimi dhe me rralle ,te denosh njerez duke lene burimin e krimit hapur ,eshte asgjesim grabitje trojesh pushteti pasurie ,ska shpjegime analoge e verteta nga e paverteta eshte e qarte dhe pastert ne cdo detaj e dallueshme dhe e pastert nese fjala dhe mendimi lire lejohet pranohet ky eshte mendimi lire por nese eshte ky raliteti apo jo ,koha ploteson kuptimin ,por nje gje eshte e sigurte qe padrejtesia perpara te vertetes ,nuk ka fuqi pesh as vlere sepse kete e dallon shpirti mendja zemra cdo gjymtyre krijese ,dhe e drejta grumbullon fuqi sepse e duan te gjith u krijuam me te ajo qarteson gjalleron harmonizon ka zgjillje paqen ,kurse padrejtesine e rurrejne te gjithe sepse ajo zbeh perplas shkatrron dhe zhduk gjithcka e don vetem nje grup i vogel interesi qe jan pak ,ne krahasim me shumicen ne nuk kemi nevoje per shkatrrim te metejshem as sduhet ta pranojme ,sepse kemi te drejten te vetmbrojme me cdo cmim te drejtat tona ,shqiperin nuk duhet ta leme te behet strehe krimi kriminelesh dhe padrejtesie ,jemi ne vendin tone dhe kemi te drejten tone na e dha zoti dhe zguxon kush te na e grabis miqet le te rrin miq ,ne vendi dhe si duhet dhe te mos bejne perpjekje te materializojne interesin forcen por te drejten hakun,sepse nga fuqia ne padrejtesi ,ka miliona vite krijim te njerzimit por nuk permendet se dikush triumfojmesazhi im nese dikush sheh degjon dhe vlerson eshte drejtesi me vlersim dhe vijim historik te shkatareve dhe shkaqeve te krimit jo viktimizimit dhe instalim teorish mbasi e verteta eshte e qarte flet vet ligjet e saje jan gati ne mbi te verteten krijimin nuk kemi fuqi dhe ky eshte shkaku qe padrejtesia me mbartesit e saje po shohin fundin nuk nuk pajtohem me padrejtesine ne cfardo forme te paraqitet un jam per drejtesin hakun vlerat dhe pajtimin e brendeshem si me te dobishem se ndeshkimin ekstrim si shkak padrejtesie totale historie ndaj gjith shqiptareve ,arritem piken ku u zgjuan te gjith dhe askush nuk pranon kosto nga askush, arritem piken ku u mirqatesuam ku ose te marrim valixhet dhe kepusim qafen si lypsare per nje cope buk rrugeve te botes dhe tua leme pasurin tone njerezve te padrejte dhe pashpirte ,ose te qendrojme ketu ku me urtesi durim meshire vlera tolerance falje pajtim ,dhe ripercaktim te rrugeve domosdoshmerive qe garanton folene e femijeve tane per nje te ardheme te merituar baze te drejtes hakut vleres merites ,un e shoh se ceshtja shqiptare nuk eshte e lehte as per pushtetaret pas 100vite klas politike me ket ralitet por as per ato qe shtyn dhe mbajne kombin shqiptare ne ket ralitet ,mbasi llogaritur sipas kostos dhe cmimit ,kjo peshon rende, rende, rende ,saqe smun ta mbaje askush cmimin nuk ja kam ven un por krijuesi saje dhe ai dhe vetem ai pacmangeshem e ndane kur ta kete percaktuar cakun ne raport me sjelljet tona ndaj saje e cila ndalet vetem me drejtesi hak,kini frik padrejtesin se cmimi saje djek kedo qe i afrohet kini frik zotin tuaj dhe largojuni padrejtesise ,jetoni ju por na lini te jetojme dhe ne me te drejtat tona ,un po flas me frymen e fundit cilesin e fjales ,por kini frik zotin se po tu bjere mallkimi i te pafajshmi ,zot na ruaj ,cfar ndoll prej zotit nder ju ,kjo eshte koment vetem ne cilesin e fjales si njeri i thjeshte 1 grabitja prones dhe mundesive te jetes 2 edhe kete pak toke minimale qe ka marre nga trazhgimia prones nuk ma njeh kush dhe as vin per te me pajisur me identitetin e duhur ,3 mosgarancija e kushteve te jeteses rritja taksave dhe zhytja ne borxhe e shtetit pa kontroll pa llogari duke mos pyetyr popullin dhe duke na lene barre gjithnje e ne rritje ne menyre te padrejte,ku e gjitha cfar kemi perjetuar dhe perjetojme si njeri apo komb per 100vite eshte padrejtesi por dhe , perqasja nuk ka elemente sigurie ku nuk mund te them padrejtesi por nje emer me te mall ne shvillimin dhe kulmin e padrejtesis na jepni te drejtat qe te mos flasim ,mbani drejtesi me pergjegjsi ky eshte fundi i mendimit dhe komentit tim

  3. Ne 2013 kur u formua Kabineti Rama 1, nje deputet i opozites tha : “Mos e sulmoni Saimir Tahirin se ai do ta hedhe ne humnere Edi Ramen”!
    Sot pas 4 vjetesh fjalet e ketij ish-deputeti tashme ngjajne proverbiale. Ishte Kastriot Islami.

  4. Te gjithe politikanet Jane Tahira.
    Te gjithe me pasuri me prona me para .
    I voton populli budalla.
    Vetem nji gje te Dini
    Po’ erdhi velija mjere Shqiperija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *