• |
ide | kryesore

Dy persona presin damarët në Tiranë, zbulohen shkaqet

Lajme



Dy persona tentuan t’i japin fund jetës mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke prerë damarët e dorës.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. Një 20-vjeçar preu damarët pasi i ati nuk e linte të futej në banesë për të takuar të ëmën. Babai i tij 40-vjeçar, i cili u arrestua nga policia, u shpreh se 20-vjeçari kishte natyrë problematike dhe për këtë arsye kishte vendosur që t’i jepte një mësim. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti i dytë ndodhi rreth orës 19:30, në spitalin “Nënë Tereza”, ku një 52-vjeçar shkoi në gjendje të rëndë shëndetësore, i shoqëruar nga familjarët e tij. Policia zbuloi se 52-vjeçari kishte prerë damarët në banesën e tij pasi vuan nga probleme mendore. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *