• |
ide | kryesore

Inter i shpëton turpërimit nga një skuadër amatore, pas 14 penalltive (VIDEO)

F1, Sport



Interi është kualifikuar me vështirësi në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë edhe pse përballë kishte një kundërshtar të konsideruar mjaft të lehtë në letër. Skuadra amatore e Pordenones që luan në Serinë C (ku mban vendin e 5-të) dhe që kurrë nuk ka qenë as në Serinë B rezultoi një kundërshtar mjaft i fortë.

Inter e nisi me një formacion të dytë, por duke parë që nuk po zhbllokonte rezultatin hodhi në fushë pjesën e dytë edhe lojtarë të rëndësishëm si Icardi, Perisic dhe Brozovic. Gjithëse 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 0-0. I paprekur rezultati mbeti edhe pas 30 minutave shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.

Këtu përvoja tha fjalën e saj, por lojtarët e Pordenone nuk u dorëzuan. U desh të ekzekutoheshin 14 penallti që të shpallej fituesi. Interi realizoi 5 penallti nga 7 pasi Skriniar dhe Gagliardini gabuan. Pordenone realizoi 4 penallti nga 7 të akorduara. Megjithëse i shkoi shumë afër historisë, Pordenone do të kujtohet gjatë për ndeshjen e bërë në San Siro. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *