• |
ide | kryesore

Izraeli bombardon Rripin e Gazës pas sulmeve me raketa

Planet
12



Forcat Ajrore izraelite bombarduan mëngjesin e sotëm një kompleks ushtarak palestinez në jug të Rripit të Gazës. Rripi i Gazës është një zonë e nxehtë ku prej vitesh janë përplasur palestinezët dhe izraelitët. Edhe pse për një kohë të gjatë situata aty ishte qetësuar, vendimi i Donald Trump për të njohur qytetin e shenjtë të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ka acaruar palestinezët, të cilët pretendojnë se qyteti i përket atyre.

Prej një jave situata ka dalë nga kontrolli me protesta të dhunshme dhe kulmoi sot me rifillimin e bombardimeve. Sipas mediave vendase, bombardimi ishte një përgjigje ndaj një sulmi militant raketash së mbrëmjes së djeshme, në jug të Izraelit.

Raketa e nisur nga militantët myslimanë nuk kishte arritur në territorin izraelit. Izraeli u përgjigj nëpërmjet bombardimit me forcat ajrore.

Sipas autoriteteve palestineze, dy persona humbën jetën nga ky sulm. Ushtria izraelite përgënjështroi këtë deklaratë të palestinezëve, duke thënë se nuk janë përgjegjës për vdekjen e tyre. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *