• |
ide | kryesore

‘Jeruzalemi’, ky është niveli i përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike

Lajme, Të fundit



Organizata e Bashkëpunimit Islamik u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme për të unifikuar qëndrimin pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Si një ndër 56 vendet anëtare të kësaj organizate, dhe Shqipëria u përfaqësua në mbledhjen e sotme, por në nivel të ulët. I pranishëm aty ishte vetëm ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vendi ynë nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për Jeruzalemin. Sot Organizata e Bashkëpunimit Islamik u bëri thirrje të gjithë vendeve në botë që të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.

©LAPSI.al

 



1 Comment

  1. te drejten e ndiejn duan dhe perkrahin te gjith sepse u krijuam me te kurse padrejtesine e urrejne te gjith edhe pse disa te tjereve u bejne padrejtesi,,sot bota u vendos perballe te vertetes me rrenje historike ,ku problematika per zgjillje ,pas shum heshtjesh ,ku problemet jan bere kosto dhe po i ndjejme te gjith ,mbetet durimi vlerat urtesia ,toleranca mirkuptimi faktet e drejta haku ,per ta zgjillur jo forca jo akuza jo padrejtesia keto jan rruge qe kan plotesuar kuptimin dhe implementimi tyre terheq rraksion zinxhire ,qe i terheq te gjith nga nje tmerr pa fund per popullin dhe popujt qe pesuan drejt nje fundi te tmerrshem ,cili pritet te jene qendrimi shqiptare ne kete ceshtje ,urtesi drejtesi hak dhe mundesi ,mundesit jan nga me te ndryshemet qe ofrojne ndihmese zgjillje ,un mendoj qe nje komb qe ka vuajtur padrejtesine per 600vjet ska se si te mos jete i ndjeshem dhe perkrahes i drejtesise te drejtave njerzore,,perderi sa te drejten e duan te gjith per vete le tua njohim dhe rrespektojme dhe te tjereve ,drejtesia nuk mbyt ajo nje pale e cliron nga padrejtesia dhe pala tjeter merr hakun qe i takon ,dhe gjitha palet mbeten ne paqe dhe harmoni mirkuptim dhe siguri ,drejtesia haku eshte ilaci sherues vula zgjilljevedhe len hapur cdo shteg dobie ,mos u zini per shpalljet se shpalljet i dergoj i njejti zot mos u zini per zotin se zot kemi nje mos u zini per token se toka eshte e zotit dhe ati i mbetet trashigim te drejtat ndani me mirkuptim ,ky eshte mendim i thjeshte rreth te vertetes dhe respektimit saje te mohosht te drejten ,eshte sikur ke mohur vetveten ne drejtesi nuk ka pazare interes e drejta nuk paragjykohet ate e percaktoj dhe krijoj vetem zoti dhe nuk la vend per permirsime nga ndonje njeri i mevoneshem por mbetet respektimi dhe pranimi saje ashtu sic eshte ,e verteta nuk humb sepse ate e mbron krijuesi saje e mbrojn te gjith ,sepse fal te vertetes drejtesise hakut bota ka ekzistuar deri me sot se po te kishte qene puna sejcili sipas fuqise dhe interesit te arrije gjithcka njerzimi do ishte zhdukur kohe me pare dhe ne nuk do ja kishim arritur ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *