• |
ide | kryesore

Kandidatët për Kryeprokuror milionerë, me disa prona, makina …

Lajme, Të fundit



Disa prej 7 kandidatëve për Kryeprokuror të Përkohshëm rezultojnë me të ardhura tepër të larta.

Në lidhje direkte në emisionin “Repolitix”, gazetari Adriatik Koçi veçoi disa prej tyre.

Arqile Koça rezulton pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet i kushtojnë 10 mijë euro.

Arqile Koça rezulton që më 2001 ka marrë një kredi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, e rimbursuar nga shteti. Por, ai ka në pronësi 5 apartamente, ka shitur një apartament në Dajt me sipërfaqe 120 m/2, ndërsa ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet kushtojnë 10 mijë euro.

Më tej gazetari zbuloi dhe kandidatin për kryeprokuror të apasionuar pas makinave, që është Ferdinand Elezi, ku vetëm në vitet e fundit ka ndërruar 7 makina me vlera të larta. Elezi posedon katër pasuri të paluajtshme, shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe një apartament banimi në Tiranë.

Besnik Muçi deklaron rreth 7 pasuri të paluajtshme, vitin e fundit (2016) ka blerë aparmanet me vlerë 75 mijë euro në Tiranë, që e justifikon me të ardhura nga bashkëshortja, hua dhe kredi. Ka shtëpi banimi, deklaron tokë truall, si dhe të ardhura nga një vresht në Pogradec.

Gjithashtu, Doçi zbuloi dhe kandidatët që rezultojnë me një pasuri modeste.

Artur Selamin posedon depozitë bankare me vlerë 25 mijë dollarë. Më 1999 ka marrë kredi 10 mijë euro për blerje banese, nuk posedon pasuri të paluajtshme.

Arta Marku rezulton gjithmonë me të ardhurat e ligjshme, ka pasuri të ligjshme dhe normale. Dy apartamente në Shkodër, që i justifikon me pagat dhe kredi.

Ermira Tafani posedon llogari rrjedhëse 9 mijë dollarë, si dhe të ardhurat e tjera në emrin e bashkëshortit, që merret me biznes.

Granit Shahu ka pasuri modeste referuar deklaratave të pasurive. Ka makinë Range Rover dhe 17 milionë lekë të vjetra cash. Ka marrë kredi më 2015 në vlerën 25 mijë dollarë për blerje banese.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *